A e largon kafeja dhimbjen e kokës? Ja këshillat që duhet të ndiqni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhimbja e kokës ka efekt ngadalësues për të gjithë organizmin. Njeriu kërkon shpëtim të menjëhershëm kryesisht tek medikamentet si paracetamoli, por në disa raste shpëtimi nga dhimbja qëndron tek një filxhan kafeje.

A e largon kafeja dhimbjen e kokës?

Aftësitë e kafesë për eliminimin e dhimbjes së kokës burojnë nga kafeina. Por përpara zbulimit të rolit të kafeinës kundër dhimbjeve të kokës, ekspertët thonë se duhet kuptuar si ndodh dhimbja e kokës. Dhimbjet shfaqen kur trupi çliron një substancë të njohur si adenosine e cila shkakton inflamacion në enët e gjakut. Kafeina ndikon menjëherë duke penguar prodhimin e kësaj substance e ngushtuar enët e gjakut.

Një teori tjetër për rolin e kafeinës kundër dhimbjeve të kokës është se ajo përshpejton ritmin e përthithjes së medikamenteve kundër dhimbjeve në trup. Kjo është arsyeja përse shumë medikamente kundër dhimbjeve dhe inflamacioni kanë një përmbajtje kafeine.

Llojet e dhimbjeve të kokës janë të ndryshme

Bëhet fjalë për dhimbje të kokës nga sinoziti, alergjitë, e ftohura por edhe migrena. Natyrshëm lind pyetja nëse kafeina është efikase kundër të gjitha llojeve të dhimbjeve të kokës. Ekspertët thonë se kafeina të bën mirë kundër dhimbjeve të kokës, madje edhe kundër migrenës. Megjithatë kafeja është një zgjidhje afatshkurtër kundër dhimbjeve dhe ajo nuk shëron problemin që shkakton dhimbjen e kokës.

Kafeina krijon varësi

Kafeina mund të krijojë varësi si çdo substancë tjetër. Nëse e teproni me kafeinë atëherë trupi do të jetë i varur prej saj. Heqja dorë nga kafeina më pas mund të bëhet shumë e vështirë.

Simptomat e lënies së kafesë janë:

Dhimbjet e kokës,
Lodhja dhe plogështia,
Acarimi,
Ankthi,
Të përzierat.

Njerëzit që pinë më shumë se pesë filxhanë kafe në ditë për një periudhë të gjatë kanë shumë gjasa të bëhen të varur prej saj. Burime të tjera të shëndetshme të kafeinës janë: çokollata, çaji dhe kakaoja./AgroWeb.org/    S,M

Të fundit

Arrestimi i Veliajt, Lapaj, Shabani dhe Qori njoftojnë protestë para Kryeministrisë

‘Shqipëria Bëhet’ e drejtuar nga Adriatik Lapaj dhe ‘Lëvizja Bashkë’ e drejtuar nga Arlind Qori, kanë lajmëruar protestë pas...

Sondazhi për Qarkun Fier nga Eduard Zaloshnja: PS 10 mandate, PD 5, të tjerat 1

Staticieni Eduard Zaloshnja kreu një sondazh  për të zbuluar sesi mund të ndahen mandatet parlamentare në Qarkun Fier, në qoftë se votohet sot. Sondazhi (ekskluzivisht për JAVANEWS) u realizua...

“SPAK po shpëton Shqipërinë”/ Ngjela: Arrestimi i Veliajt është në favor të mazhorancës

Avokati Spartak Ngjela foli në një studio televizive lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj mesditën e sotme me urdhër të SPAK....

Donald Trump sinjalizon mbështetjen e tij për kriptomonedhat

Presidenti Donald Trump thotë se dëshiron t’i bëjë Shtetet e Bashkuara kryeqytetin botëror të kriptomonedhave. Siç njofton korrespodentja Michelle Quinn, zoti Trump po e zbaton...

PS humbi sot fytyrën e vet/ Minxhozi: Arrestimi i Veliajt, lajmi më i keq për mazhorancën

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u arrestua të hënën me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të...

Lajme të tjera

Web TV