Disa tërmete godasin Napolin në zonën pranë vullkanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zona përreth qytetit jugor italian të Napolit u godit nga disa tërmete sot në mëngjes, njoftoi Instituti Kombëtar për Gjeofizikën dhe Vullkanologjinë (INGV).

INGV tha se tërmeti më i fuqishëm, me magnitudë 3,1 ballë Rihter, ndodhi në fushat Phlegraean, një zonë shumë vullkanike në perëndim të qytetit rreth orës 08:00 GMT.

Sipas raportimeve të para, tërmeti nuk ka shkaktuar të lënduar apo dëme të mëdha, por është ndjerë qartë.

Disa shkolla pezulluan mësimin si masë paraprake. Fushat Phlegraean janë goditur vazhdimisht nga tërmete për disa kohë dhe kanë qenë në alarm të verdhë për më shumë se 10 vjet, gjë që kërkon kujdes.

Në maj 2024, zona u trondit nga tërmetet më të fuqishme në 40 vjet, më i forti prej tyre arriti një magnitudë 4,4 ballë.

Pas tërmeteve të majit, qeveria italiane prezantoi masa të reja për të përballuar rreziqet sizmike, duke përfshirë përmirësimin e mbrojtjes së ndërtesave dhe njoftoi plane për një evakuim të mundshëm të zonës./k.k

Të fundit

Penalltia e përsëritur e Alvarez, reagon UEFA: “Do të rishikojmë ndryshimin e rregullit”

Penalltia e Jualuan Alvarez në derbin e Ligës së Kampioneve mes Atletikos dhe Realit është kthyer gjerësisht në një...

Trump kërcënon Europën! Tarifa 200% ndaj importeve të verës, konjakut dhe alkoolit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar të vendosë një tarifë 200% mbi importet e verës, konjakut dhe alkoolit nga Bashkimi Europian. Ky...

Deputeti dhe deputetja që do të donim në Kuvendin e Shqipërisë pas 11 majit 2025

Nga Alba Malltezi Partitë shqiptare që do të konkurrojnë për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit shpallën listat e tyre me kandidatët për deputetë. Ashtu...

Kuvendi miraton 10 projektligje me votat e PS, mes tyre Plani i Rritjes i BE

U zhvilluan ditën e sotme (13 mars) punimet e seancës plenare në Parlament, ku u diskutuan në rend dite disa prej çështjeve të rëndësishme, përfshi...

“Ajo e do Edi Ramën…”

Humori i Bledi Çuçit ishte shpjegimi shterues i metodologjisë së hartimit të listës socialiste për zgjedhje: “Ajo e do Edi Ramën tani, atëherë nuk...

Lajme të tjera

Web TV