Plagosja me thikë e 40-vjeçarit në Korçë, identifikohet autori i ngjarjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është identifikuar autori i plagosjes më thikë mbrëmjen e së martës të 40-vjeçarit Ergyst Shtylla.

Ai është identifikur si 39-vjeçari me iniciale D. M., dhe blutë po punojnë për kapjen e tij.

Sipas dëshmisë së Ergyst Shtyllës sherri mes tyre ka ndodhur për motive të dobta.

Policia po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion shtesë.

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, ku shtetasi E. Sh, 40 vjeç, ngeli i dëmtuar me mjet prerës, ju informojmë se:

Pas veprimeve paraprake të kryera dhe informacionit të siguruar, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit D M, 39 vjeç.

Shtetasi E Sh, në kallëzimin e dhënë ka deklaruar se për motive të dobëta ishte qëlluar me mjet prerës (thikë) nga shtetasi D.M.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 39 vjeçarit D .M.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Të fundit

Dy vite pas ndarjes, Kim Kardashian “ribashkohet” me Pete Davidson

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë gati të takohen sërish, pas dy vjetësh që nga ndarja e tyre . Ish-çifti...

Arrestimi i Erion Veliajt, Rama anulon takimet në Shkodër

Vetëm pak minuta pasi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kryeministri Edi Rama ka anuluar të...

Arrestimi i Erion Veliajt, dërgohet te Blloku i Sigurisë

Pas arrestimit, burime bëjnë me dije se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është dërguar te Blloku i Sigurisë te Mine Peza në Tiranë. Me vendim...

Partizani e nisi me shtatë shqiptarë nga Kosova derbin me Tiranën

Kosova në vitet e fundit ka arritur të zhvillojë akademi shumë cilësore nga të cilat dalin plot futbollistë cilësorë. Sakaq, tregu tashmë është zgjeruar dhe...

Vetëvendosja kryeson me 41%! KQZ numëron mbi 93% të votave

Po shkon drejt fundit numërimi i votave nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura ditën e djeshme në Kosovë. Deri më tani janë numëruar 2362 kuti nga...

Lajme të tjera

Web TV