Arsyet mbeten të panjohura, OpenAI konfirmon ndërprerjen globale të shërbimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

ChatGPT gjatë ditës së djeshme ka përjetuar një ndërprerje në mbarë botën, siç konfirmohet nga OpenAI, zotëruesi i chatbot-it të inteligjencës artificiale, transmeton Anadolu.

Sipas platformës Downdetector, që u ofron përdoruesve informacion në kohë reale për statusin e faqeve, 22 mijë përdorues raportuan probleme në OpenAI dhe ChatGPT.

Nëpërmjet platformës Downdetector, OpenAI konfirmoi se shërbimet e tij nuk ishin të disponueshme dhe raportoi problemin mbrëmë.

Kompania e inteligjencës artificiale tha se ata po hetojnë këtë problem, që ka prekur gjithashtu zhvilluesit dhe bizneset që kanë integruar ChatGPT-në në aplikacionet e tyre.

Arsyeja e ndërprerjes ende nuk dihet, por derisa kompania po heton tashmë një rregullim është zbatuar.

Sipas raportimeve, kompania ka vëzhguar një rikuperim të pjesshëm, por ende po punon për një zgjidhje të plotë./e.t

Të fundit

PD drejt humbjes/ Berisha reagon për herë të parë

Pas disa orësh në seli, kreu i PD Sali Berisha bëri daljen e parë publike, ndërsa rezultatet e numërimit...

PS fiton edhe Devollin, Peleshi: Rezultat historik, bëmë diferencë në të gjitha drejtimet

Është mbyllur procesi i numërimit të votave në bashkinë Devoll. Partia Socialiste ka fituar në bastionin e djathtë me 6905 vota ose 50,56 për...

Aksident i rëndë në aksin Himarë–Qeparo, raportohet për viktima

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Himarë–Qeparo, ku janë përfshirë një motor dhe një automjet. Sipas burimeve paraprake, dy shtetas të...

Dhia në Vlorë u ndëpreu rrugën, flet çiklisti protagonist i Xhiros së Italisë

Xhiro e Italisë mbylli dje etapën e tretë dhe të fundit në Shqipëri. Çiklistët garuan në Vlorë ku një episod gazmor, që nuk solli...

Përmet/ 47-vjeçari hyn me dhunë në banesën e një gruaje dhe e ngacmon seksualisht

Një ngjarje e paprecedentë është shënuar në qytetin e Përmetit. Në 47-vjeçar dyshohet se në gjendje të dehur është futur me dhunë në banesën...

Lajme të tjera

Web TV