Cristiano Ronaldo prej bronzi mbledh mijëra tifozë në Times Square

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tifozët e Cristiano Ronaldos u mblodhën në Times Square të mërkurën për të zbuluar statujën prej bronzi, 12 metra të lartë, të futbollistit portugez, së bashku me krijuesin e saj, skulptorin Sergio Furnari.

“Kam qëndruar zgjuar gjithë natën për këtë, pastaj një orë… një orë udhëtim me tren për të ardhur këtu”, tha Oja Dindiyel, 17 vjeç. “GOAT-i! Më i madhi i të gjitha kohërave! Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Atleti më i mirë! Personi më i mirë i të gjitha kohërave!”.

Statuja mbërriti me një Jeep dhe qëndroi e lëvizshme pasi nuk kishte një vend të caktuar për ta vendosur. Furnari e ndërtoi atë për të nderuar karrierën dhe ndikimin global të atletit në 40-vjetorin e lindjes së tij më 5 shkurt.

Cristiano Ronaldo prej bronzi mbledh mijëra tifozë në Times

Ai shpresonte të vendoste një Rekord Botëror Guinness për numrin më të madh të njerëzve në mbarë botën që njëkohësisht bërtasin frazën e famshme të Cristiano Ronaldos, “Siuuu!”.

“Ishte koha që dikush të bënte diçka për këtë, diçka monumentale”, tha Furnari për Reuters. “Jo një statujë të (Presidentit të SHBA-së, Donald) Trump, jo të (bashkëpunëtorit të Trumpit) Elon Musk. Ju dua të dyve! Por më mirë punoj për Cristiano Ronaldo-n”.

Furnari tha se tani po e çon statujën në një turne nëpër botë./E.T

Të fundit

Jeni dhurues i rregullt i gjakut?/ Ja ndryshimet gjenetike që pëson organizmi juaj

Ndryshime gjenetike janë identifikuar në qelizat burimore të gjakut nga dhurues të shpeshtë që nxisin gjenerimin e qelizave të reja për të...

5 gabimet e pafalshme që produksioni i BBVA këtë bërë këtë sezon me banorët dhe ndjekësit

Ky sezon i “Big Brother VIP Albania” ka qenë një nga më të diskutuarit për shkak të situatave të papritura dhe vendimeve të diskutueshme...

‘Çmendet’ Lamborghini, prodhon linjën e karrocave për fëmijë/ Kushton plot 5.000 dollarë

Prodhuesi i makinave luksoze Lamborghini, po hyn në tregun e paisjeve për fëmijë duke bashkëpunuar me markën britanike të artikujve për fëmijë Silver Cross...

Republika Sërpska drejt shpalljes shtet?/ Dodik sfidon urdhërarrestin

Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska po mban një seancë të posaçme ku po diskutohet miratimi i një kushtetute të re, që do ta përkufizonte...

Tensione në BBV/ Jozi debaton ashpër me Laertin: Pijanec i keq!

Pas spektaklit të së martës, banorët e Big Brother Albania VIP duket se nuk kanë gjetur qetësi, pasi darka në oborr u kthye në...

Lajme të tjera

Web TV