Ku jemi ne shqiptarët?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ilir Demalia

Ku jemi ne shqiptarët?

Rëndom në Shqipëri diskutohet për “intelektualë” dhe “elitë intelektuale”.

Në çdo bisedë darke në banaqet e TV-ve dëgjon shpesh deklarimin në vetën e parë shumës: “Ne intelektualët…”, për ta rreshtuar veten si pjesë e një “elite” intelektuale që dukshëm i tradhëton inkoshienti , dhe prandaj e amlifikojnë duke i mbushur mendjen vetes.

Shqipëria, përveç një elite intelektuale të Rilindjes që ngjizi ndjenjën kombëtare dhe luftoi për pavarësinë e vendit – një pavarësi e arritur duke shfrytëzuar momentin dhe interesat e fuqive të mëdha perëndimore për Shqipërinë – arriti të shpallë pavarësinë dhe t’i mbyllë portën dumbabizmit politikisht, por jo si kulturë dhe formim politico-filozofik.

Liderët tanë në hapësirën shqiptare në Ballkan, historikisht kanë qenë “dumbabistë” në mënyrën se si duan të sundojnë me pushtetin, qoftë edhe duke u kufizuar në trekëndëshin e hapësirës së Dumbabës: Peqin-Rrogozhinë-Shijak-Pezë.

Në vitet 1930-1944 u krijua përsëri një elitë intelektuale idealiste-perëndimore e trashëguar nga mësuesit e Rilindjes dhe modelet e tyre, duke krijuar një shpresë në llumin turkoshak shoqëror, ku përpëlitej Shqipëria në shqelmat e Luftës së Dytë Botërore.

Me sundimin komunist, u pre koka e kësaj elite të krijuar dhe modeleve të saj, duke u promovuar modeli i shërbëtorit “intelektual” ndaj regjimit komunist.

Gjatë regjimit komunist pati individë intelektualë që paguan çmim për individualizmin e tyre, duke mos u bërë pjesë e të keqes, duke refuzuar t’i shërbejnë krimit.

Po sot?

Sot, edhe më keq: “elita intelektuale” i shërben bandave politike-mediatike, duke bërë që e keqja të shndërrohet në normalitet dhe duke sunduar përmes fuqisë financiare politike-mediatike, si “modele” vulgariteti dhe mediokriteti që gjenerojnë klikime.

A është ky modeli i intelektualit në histori?

Johan Vilhelm Snellman, filozof dhe politikan me një ndikim të pakontestueshëm dhe të madh në historinë e Finlandës si zgjues dhe promotor i nacionalizmit finlandez, i drejtohej të rinjve të Finlandës:

Lexo edhe :  Është rritur efikasiteti i karburantit apo… evazioni në dogana?

“Intelektual nuk do të thotë të veshësh rroba të modës, kapele të kohës dhe kravatë që shkëlqen. Elita intelektuale është si truri i një populli. Kombi nuk ju mëson që të merrni një rrogë të majme (apo më keq, të vidhni me pushtetin – shënim i imi, I.D.) dhe të dëfreni mbrëmjeve nëpër kafenetë, duke luajtur letra dhe domino. Të gjithë të diturit e kanë për detyrë të përpiqen për lartësimin e arsimit kombëtar dhe për të forcuar vullnetin kombëtar. Mësojuni fshatarëve, punëtorëve dhe klasave të varfëra të qyteteve një mënyrë më të mirë për të jetuar.”

Pas thirrjes së Johan Vilhelm Snellman në vitin 1866 drejtuar rinisë finlandeze, ku është Finlanda sot, 169 vjet më pas?

Po ne shqiptarët, ku jemi?

Politika, media, “intelektualët” – ku janë?

Janë aty ku kanë qenë, në shërbim të së keqes, si modele të së keqes dhe ngritjes së mediokritetit, duke rrënuar vlerat njerëzore dhe kombëtare.

“Intelektual është ai person, mendja e të cilit vëzhgon të vërtetën.”

Shoqëria shqiptare, fatkeqësisht, ka një sakatllëk të madh në raportin me të vërtetën. Refuzon ta shikojë dhe ta dëgjojë.

Pa të vërtetën, një shoqëri nuk mund të jetë e lirë.

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV