Në betejën e Berishës me PD-në, ka “rënë dëshmorë” gjysma e elektoratit të Partisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Berisha e ka demoralizuar dhe zhgënjyer gjysmën e elektoratit të PD-së të vitit 2021.

Sondazhi i Eurobarometrit, publikuar dje nga Euronews Albania, i cili prej vitesh ka qenë ndër më të saktët në parashikimin e zgjedhjeve, dha një shifër alarmante për Partinë Demokratike, duke treguar çfarë i ka bërë Sali Berisha kësaj partie.

Në pyetjen se si besojnë qytetarët që do të dalin zgjedhjet, 64% e tyre mendojnë se Partia Socialiste do të fitojë, ndërsa vetëm 15.5% besojnë se do të fitojë Partia Demokratike.

Por kjo nuk është shifra më e keqe. Më shqetësuese është se këtë rezultat e parashikojnë vetë votuesit e PD-së.

Nga votuesit e PD-së në vitin 2021, 49.5% besojnë që PS-ja do të fitojë bindshëm me 64%, ndërsa PD-ja do të marrë vetëm 15.5%.

Në krahasim, 91.3% e votuesve të PS-së në 2021 mendojnë se partia e tyre do të fitojë, ndërsa në PD gjysma e elektoratit të saj e sheh si të pashmangshme fitoren e thellë të socialistëve.

Në betejën e Berishës me PD-në, ka “rënë

Kjo nuk është më çështje se kush fiton midis PS-së dhe PD-së, por fakti që gjysma e Partisë Demokratike tashmë është e bindur për një fitore të thellë të Partisë Socialiste.

Ky është treguesi më i qartë që Berisha e ka demoralizuar dhe zhgënjyer gjysmën e elektoratit të PD-së të vitit 2021.

Ky është rezultati i betejës së tij për të nënshtruar Partinë Demokratike, për ta vënë atë në rresht për interesat e tij personale, përballë sistemit gjyqësor dhe politikës ndërkombëtare.

Në këtë betejë, ka “rënë dëshmor” gjysma e elektoratit të PD-së. Ky është bilanci konkret i fushatës së “bashkimit” të PD-së. Në vend që të bashkonte partinë, Berisha ka shkatërruar besimin e gjysmës së votuesve të saj.

Lexo edhe :  Kosova duhet të tregojë me votë mirënjohjen ndaj SHBA

Këtu nuk po flasim për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, por për besimin me të cilin PD po hyn në zgjedhje.

Përballë kësaj situate, masturbimi politik i PD-së dhe njerëzve të Berishës, të cilët montojnë në studiot e tyre në Tiranë lajme për portale qesharake amerikane, për të autosugjestionuar veten se janë në rrugën e duhur, po shkon kot.

Nuk është problemi se nuk i beson shoqëria shqiptare, problemi është se nuk i beson më as gjysma e PD-së.

Dhe ky është efekti real i misionit të Berishës në opozitë: Ai e ka përçarë Partinë Demokratike në mënyrë të pakthyeshme. E ka dobësuar në mënyrë të pakthyeshme. E ka kthyer në një humbëse të përhershme.

Dhe ajo pjesë e PD-së që ai ka vënë poshtë këmbëve për ta poshtëruar, më shumë sesa një fitore e tij, është një fitore për Edi Ramën dhe një garanci për vazhdimësinë e pushtetit socialist.

Berisha po e çon PD-në më poshtë se në vitin 1997. Me këtë trend, Berisha po e çon PD-në edhe më poshtë sesa e çoi në vitin 1997. I vetmi ndryshim është se nuk mund t’i bëjë më Shqipërisë atë që i bëri në 1997/   S,M

Të fundit

Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga …

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka pohuar se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për...

Vendet e Ballkanit në ankth për dëbimin e planifikuar të emigrantëve nga Trump

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë bërë ende të ditur se si planifikojnë të përballen me një fluks kriminelësh të dënuar që do të...

Trump paralajmëron Kievin se ‘Ukraina mund të bëhet ruse një ditë’

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se kërkon minerale të rralla në vlerë qindra miliarda dollarë nga Ukraina, në këmbim të...

Avokado jeshile apo të zeza? Ja cila rekomandohet më shumë

Avokado përshkruhet si ushqimi perfekt, por varietetet e tij shkojnë përtej atyre kokrrave plot vlera që gjejmë në treg. Shpesh konsumatorëve i ndodh që në...

“Më kujtohet hera e parë që hyra në Bashkinë e Tiranës”:Korridori i zhytur në tym duhani

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në ceremoninë e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës si kryeqytet. Rama duke folur edhe për arrestimin e...

Lajme të tjera

Web TV