Në garë për Shtëpinë e Bardhë apo për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën këtë përshtypje të jep lidershipi i PD-së, nëse i referohesh takimeve që po zhvillojnë ata që duhet të jenë në krye të betejës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Belind Këlliçi, Tomor Alizoti, Besart Xhaferraj dhe Albana Vokshi ndodhen në Washington DC. Nga postimet e tyre mësohet se kanë marrë pjesë në Forumin Ndërparlamentar për Parandalimin e Kërcënimeve nga Kina, Rusia dhe Irani, organizuar në Kongresin Amerikan. Se sa e ndihmon PD-në dhe fushatën e saj përballë qeverisë dhe Edi Ramës kjo vizitë, mbetet për t’u parë nga rezultatet. Dhe kur sheh se këtë pjesëmarrje të tyre e ka siguruar Fatmir Mediu, është e qartë se vendi i sigurt në listën e PD-së për këtë të fundit është në rrugë të mbarë.

Thënë ndryshe drejtuesi politik i Tiranës, kryetari i Forumit Rinor të PD-së, së bashku me drejtuesin politik të qarkut të Elbasanit, shëtisin nëpër Amerikë në konferenca OJF-je me bindjen se mbështetja e “aleatëve” do t’i sjellë në pushtet. Pak a shumë si Lulzim Basha në 2017, kur shkrepte foton me Trumpin ndërkohë që PD ndodhej në kulmin e fushatës elektorale. Dhe rezultati dihet…

Edhe Gazmend Bardhi, si kryetar i grupit parlamentar të PD-së, ndodhet në SHBA, si pjesë e një delegacioni të kryesuar nga Damian Gjiknuri, duke zhvilluar takime me zyrtarë të Departamentit të Shtetit. Bashkë me zotin Bardhi drejt Amerikës ka udhëtuar edhe Jorida Tabaku, e cila deri më tani është shfaqur vetëm në një intervistë në Zërin e Amerikës.

Më pak se 100 ditë larg ditës së votimit, gjashtë nga drejtuesit kryesorë të PD-së kanë zbarkuar në SHBA, në një tentativë për t’u dukur si pjesë e një ere “ndryshimi” që do t’i sjellë si me magji në pushtet. Në kohën kur opozita ka nevojë më shumë se kurrë për takime me njerëzit, hartim programi dhe organizim të një fushate të vërtetë, ata që duhet të jenë boshti i lëvizjes fluturojnë, jo me presh, por me avion drejt Washingtonit. Me shpresën se “aleatët” do t’i ndihmojnë këtë herë. Sepse siç ja kanë mbushur mendjen vetes : këtë herë është radha e tyre për të ardhur në pushtet./     S,M

Të fundit

Nuk dorëzohen dhe në ditët më e vështira, zbuloni shenjat më luftarake të horoskopit

Tre shenja të zodiakut janë të njohura për shpirtin e tyre luftarak dhe qëndrueshmërinë, ku pavarësisht pengesave, ato nuk...

Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga …

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka pohuar se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët e zhvendosur...

Vendet e Ballkanit në ankth për dëbimin e planifikuar të emigrantëve nga Trump

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë bërë ende të ditur se si planifikojnë të përballen me një fluks kriminelësh të dënuar që do të...

Trump paralajmëron Kievin se ‘Ukraina mund të bëhet ruse një ditë’

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se kërkon minerale të rralla në vlerë qindra miliarda dollarë nga Ukraina, në këmbim të...

Avokado jeshile apo të zeza? Ja cila rekomandohet më shumë

Avokado përshkruhet si ushqimi perfekt, por varietetet e tij shkojnë përtej atyre kokrrave plot vlera që gjejmë në treg. Shpesh konsumatorëve i ndodh që në...

Lajme të tjera

Web TV