T’i bëni ‘screenshot’ bisedave në WhatsApp do jetë e rrezikshme?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“WhatsApp do sjellë një ndryshim të ri për të treguar se personi të cilit i dërguat një mesazh i ka bërë “screenshot” ekranit”. Ky është lajmi që po përhapet në internet se ky do të jetë funksioni i ri që kompania “Meta” do të bëjë me përditësimin e ri të aplikacionit të mesazheve.

Lajmi është përhapur orët e fundit në rrjetet sociale dhe është konfirmuar edhe nga disa faqe të specializuara.

Megjithatë, realiteti është krejt ndryshe.

Ky është thjesht një mashtrim që qarkullon prej vitesh dhe që periodikisht bëhet sërish viral.

Hera e fundit që u diskutua në Twitter ishte në vitin 2021, kur u fol për shtimin e një shenje të tretë që do të bëhet blu kur fiksohet një pamje e ekranit. Kjo risi thuhej se do të bëhej për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve, por megjithatë do të kishte alarmuar ata që, për të ruajtur bisedat dhe përmbajtjet në galeri, janë mësuar të “fiksojnë ekranin” pa dijeninë e bashkëbiseduesit.

Megjithatë, nuk ka asgjë zyrtare. Edhe informacioni që flet për një test të mundshëm në një version beta, të lëshuar vetëm për disa përdorues për të verifikuar veçoritë e reja të aplikacionit, nuk është konfirmuar.

Aktualisht ka vetëm dy shenja kontrolli në WhatsApp. E para është gri dhe shfaqet kur dërgoni mesazhin. E dyta, kur marrësi sheh mesazhin të dyja vijat bëhen blu./    S,M

Të fundit

Horoskopi ditor, 20 Gusht 2025

Dashi  Keni nevojë për më shumë qetësi, për shkak të stresit të madh që ju shkakton puna. Personat që keni...

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re e qeverisë turke është kritikuar...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

Lajme të tjera

Web TV