Avokati i njohur zgjidhet në krye të Partisë së Vllehëve të Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati i njohur Edmond Petraj është zgjedhur në krye të Partisë së Vllehëve të Shqipërisë.

Ky emërim vjen pas dorëheqjes së Kryetarit të deritanishëm, Valentino Mustaka. Partia e Vllehëve të Shqipërisë synon të përfaqësojë komunitetin e vllehëve të quajtur ndryshe edhe si arumunë dhe që besohet se janë pasardhës të popujve vendas të Ballkanit të romanizuar, mendohet se vijnë nga ilirët, thrakët e romanizuar, dhe nga kolonizatorët romakë.

Petraj u zgjodh me vota unanime dhe theksoi angazhimin për të çuar përpara kauzën dhe misionin e partisë.

Avokati i njohur zgjidhet në krye të Partisë së

“Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë së Vllehëve të Shqipërisë, pas dorëheqjes së Kryetarit të deritanishëm, z. Valentino Mustaka, Kryesia shqyrtoi dhe diskutoi mbi drejtimin e mëtejshëm të partisë dhe përfaqësimin e denjë të komunitetit tonë.

Me vota unanime, Kryesia vendosi të emërojë në krye të Partisë z. Avokat Edmond Petraj, një figurë me përvojë dhe përkushtim për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit vlleh dhe forcimin e rolit të tij në jetën politike dhe shoqërore të vendit.

Z. Petraj shprehu mirënjohjen e tij për besimin e dhënë dhe theksoi angazhimin për të çuar përpara kauzën dhe misionin e partisë, duke punuar për fuqizimin e identitetit, të drejtave dhe mirëqenies së komunitetit vlleh në Shqipëri.

Partia e Vllehëve të Shqipërisë mbetet e vendosur në rrugën e saj për të qenë një zë i fortë në politikën shqiptare dhe për të mbrojtur me vendosmëri interesat e komunitetit që përfaqëson’,- shkruan Sekretariati i Partisë/     S,M

Të fundit

Nuk heshtim më përballë shkeljeve, republikë hetuesish Shqipëria ka pasur në të shkuarën

Nga Edi Rama  *Fjala e plotë e kryeministrit, njëherazi kryesocialisti, në mbledhjen e grupit të në dëgjesën e Grupit Parlamentar...

Rama tjetër reagim për Veliajn: Siç ka thënë Erioni, ‘ditët më të mira janë përpara’…

Sheshi “Nënë Tereza” do të kthehet në një oaz të gjelbër për qytetarët duke iu mundësuar atyre aksesin në një instilacion kushtuar më së...

Mevlani do futet në BBV?/ Kur dy njerëz ndahen, dashuria e fortë mbetet

Mevlan Shaba ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe”, aty ku u përmend edhe raporti me Livian, e cila ndodhet brenda “Big Brother Vip Albania...

Tre shenjat e zodiakut që e urrejnë ditën e Shën Valentinit!

14 shkurti është vetëm pak ditë larg dhe gjithçka rreth nesh duket e mbushur me lule, çokollata dhe plane romantike. Të gjithë duket se janë...

“Kam ndërprerë ushqimin”/ Ilir Meta audio-mesazh nga bugu: Më ka KËRCËNUAR…

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar ditën e sotme nëpërmjet një audio-mesazhi, teksa ka bërë një deklaratë të rëndë. Ilir Meta: Të dashur...

Lajme të tjera

Web TV