Cili do të jetë skenari i protestës nesër? Berisha tenton të tregojë forcën në bulevard

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse i gjithë fokusi është përqendruar te zgjedhjet e 11 majit,

PD duket se vijon me protestat. Sali Berisha do të mbledhë nesër militantët në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestë që u iniciua pas deklaratave të bëra nga ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj.

Por kjo protestë do të jetë nga ato klasiket që jemi mësuar, ku Berisha më shumë do të tentojë të tregojë se ka mbështetje elektorale, sesa për të shkaktuar trazira.

Kjo është protesta e parë kombëtare e iniciuar prej tij, pas lirimit nga arresti shtëpiak. Kjo pasi protesta e fundit ishte në kuadër të mosbindjes civile dhe ishte e fokusuar te bllokimi i rrugëve.

Pra nesër nuk parashikohen incidente, pasi degët kanë marr udhëzim për të mbledhur s më shumë njerëz në shesh.

Këtë herë, sipas asaj që është planifikuar, protestuesit do të grumbullohen në bulevard sipas një ndarje të bërë nga organizimi i partisë, ndërsa disa dhjetëra të rinj të FRPD do të shoqërojnë Sali Berishën bashkë me një pjesë tjetër të lidershipit të partisë në marshimin nga selia blu drejt bulevardit, përballë Kryeministrisë. Pritet që aty të ngrihet në podium dhe do të ketë personazhe që do të flasin, ku padyshim nuk do të mungojë as fjalimi i Berishës.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Policia e Shtetit mësohet se ka hartuar një plan masash për të menaxhuar protestën, duke nisur me bllokimin e disa prej akseve që të çojnë drejt bulevardit. Po ashtu dera e Kryeministrisë do të blindohet, teksa do të jenë në gatishmëri afro 1 mijë forca policie, përfshirë dhe Gardën që do të ruajë godinat qeveritare./    S,M

Të fundit

Ngjarje tronditëse/ Deputeti i së djathtës ekstreme abuzon seksualisht me 15-vjeçarin

Një anëtar i Partisë Chega në Portugali akuzohet nga Prokuroria Publike për dy krime të rënda të prostitucionit të...

A ju bën të plakeni drita blu e lëshuar nga ekranet e celularëve?

Kalimi i shumë orëve para celularëve tanë mund të përshpejtojë procesin e plakjes. Një studim mbi mizat e frutave sugjeron këtë. Shpenzimi i shumë orëve...

Shqipëria pret Kongresin Botëror të Ligjit në 2027/ Rama në Madrid: Sinjal i fortë besimi

Shqipëria do të presë Kongresin Botëror të Drejtësisë, një vlerësim i rëndësishëm për reformat e saj në sistemin e drejtësisë. Autoritetet shqiptare e konsiderojnë...

Gonxhja: Operatori i Blerjeve të Përqendruara vlerësim pozitiv në raportin e OECD/SIGMA

Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka marrë vlerësim pozitiv në raportin e OECD/SIGMA. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, shkroi në rrjete sociale...

Avokati i njohur zgjidhet në krye të Partisë së Vllehëve të Shqipërisë

Avokati i njohur Edmond Petraj është zgjedhur në krye të Partisë së Vllehëve të Shqipërisë. Ky emërim vjen pas dorëheqjes së Kryetarit të deritanishëm, Valentino...

Lajme të tjera

Web TV