I mori personalisht votat me makinë, në hetim ambasadori në Kroaci

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj në lidhje me mënyrën sesi ka transportuar fletët e votimit që nevojiten për emigrantët që do të votojnë me postë.

Në një njoftim për media mësohet se prokuroria po heton pretendimet nëse veprimet që ka kryer diplomati Berishaj përmbushin elementet e ndonjë vepre penale që lidhet me procesin e zgjedhjeve.

Mediat në Kosovë kanë raportuar se Berishaj kishte tërhequr zarfe me vota nga posta dhe i kishte dorëzuar ato në Ambasadën e Kosovës në Kroaci.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, tërheqja e dërgesave nga kutitë postare të KQZ, si dhe dërgimi i materialeve zgjedhore në përfaqësi diplomatike, bëhet përmes rrugëve tokësore nga zyrtarët e KQZ-së, me ndihmën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Më 9 janar filloi votimi me postë për shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit për zgjedhjet parlamentare të cilat mbahen më 9 shkurt./e.t

Të fundit

Kristjan Asllani vulos suksesin e Interit, shënon sërish në Serie A

Kristjan Asllani ka shënuar një tjetër gol me Interin në Serie A. Mesfushori shqiptar ka realizuar nga pika e...

Shifra ekzakte, Eduard Zaloshnja tregon sa shqiptarë votuan sot

Sipas listave zgjedhore të publikuara nga KQZ-ja, mbi 3.71 milionë shtetas kishin të drejtën për të votuar në këto zgjedhje (disa përmes postës dhe...

“Edi Ramës i erdhi fundi”, Berisha pas votimit: Kam një porosi urgjente…

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat, më pak se dy prë pasi procesi i votimit u mbyll. Gjatë...

Për herë të parë, zbulohet pjesëmarrja reale e votuesve nga diaspora

Me mbylljen e procesit të votimit në vend, KQZ ka zbuluar dhe pjesëmarrjen e diasporës në këto zgjedhje. Sipas informacioneve nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve,...

Dhunuan gruan dhe djalin e komisionerit, arrestohen dy autorët, 4 në kërkim

Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë kanë vijuar hetimet për identifikimin dhe arrestimin e...

Lajme të tjera

Web TV