Këtu rrejnë të gjithë, thotë Albini!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

Edhe një ditë ka mbetur nga votimet për Parlamentin në Kosovë. Deri atë orë të gjithë aleatët perëndimorë po vërejnë me sytë katër dhe me tre palë gërshërë në duar…

Një nga miqtë e Albin Kurtit ka postuar në media sociale mijëra herë një tabelë të madhe ku shkruan se ‘Trump hoqi vizat e kosovarëve për në Amerikë… Trump i ka thënë Albinit se të kam partner!’

Albini me këtë rrenë të frymëzuar prej tij, do t’iu thotë gjithë kosovarëve se ‘nëse rrej unë, ju rreni ma shumë se unë!’

Kjo është ikona e këtyre zgjedhjeve.

Edhe një ditë ka mbetur nga votimet për Parlamentin në Kosovë. Deri atë orë të gjithë aleatët perëndimorë po vërejnë me sytë katër dhe me tre palë gërshërë në duar.

Sytë katër sepse nuk duan që në Kosovë të riciklohet Albin Kurti. Nëse ndodh, atëherë janë gati gërshërët e para që do të ndërpresin bashkëpunimin me shtetin e Kosovës. A mund të mendohet Kosova, një shtet i ri, ende i pa njohur gjerësisht në botë, dhe çfarë?… të marrë frymë pa praninë dhe mbështetjen e aleatëve perëndimorë?

Gërshëra e dytë që do të përdorin janë sanksionet e mëtejshme. Sanksionet e deritanishme të BE e kanë sfilitur Kosovën…, pa mendoni edhe më shumë të tjera.

Gërshëra e tretë do të jetë në një dorë që Albini po tenton ta puthë, dhe kjo është dora ‘Grenell’. Albini po e mashtron Grenellin dhe vetë Amerikën  duke i thënë “të dua dhe ti më do, unë jam në ditët më të mira me ty’. Si në një çift në divorc ku maskulisti Kurti po tundon partneren e i thotë ‘të dua, jemi shumë mirë’.

Lexo edhe :  Një përgjigje të pandershmit Sali Berisha, për 2 prillin

Dora e paputhur e Amerikës do të presë pagesat për mbrojtjen e Kosovës dhe do të tërheqë trupat ushtarake që mbrojnë Kosovën.

Gërshëra e katërt mund të vijë nga vetë Donald Trump.

Nëse në datë 10 shkurt do të merret vesh se ‘ai tipi që sfidon Amerikën çlirimtare fiton zgjedhjet’, atëherë Trump do të bëjë siç ka bërë këto dy javë me njerëz që e bezdisin. Kurti i Kosovës është nga njerëzit që i ka bezdisur më shumë aleatët, që nga Uashingtoni në Bruksel. Por Trump ka ardhur me një stil ‘gërshërë’, të shpejtë e të mprehtë, me stilin e tabelës. Ai do të vërë tabelën, që, le të shpresojmë, mos i ngjajë asaj të Lindjes së Mesme.

Se në këto kushte jemi…

Albin Kurti e ka ndjerë se ‘po i hyn ujë nën brinjë’, dhe thërriti në një miting në Kosovë se ‘pushkat i kemi plot’. Kinse do ta mbronte ky Kosovën.  Po nga kush? Askush nuk i ka shpallur luftë. Serbia iu përgjigj me seriozitet se ‘na ka kthyer pushkët Prishtina!’. E kjo mund të bëhet ushqim për lidhjet Putin- Vuçiç me barrë për Trump.

Kurti, sigurisht do të jetë gati të thotë: “Po kjo ishte rrena, more!”.

Pastaj do të dalë e të thotë para gjithë popullit se “për të gjitha ishte rrenë!’. Sikur të fitojë, ka fituar me rrena. Bota perëndimore po bën thirrje: “Mos u mashtroni”.

E keqja e madhe mbetet tabela se ‘këtu rrejnë të gjithë”. /     S,M

Të fundit

‘Çmendet’moti/ Përmbytjet bëjnë ‘kërdinë’në këtë vend, humbin jetën dhjetëra persona

Shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet kanë vrarë të paktën 33 njerëz në Kinshasa, kryeqyteti i Republikës Demokratike të Kongos. Banorët...

Këtë verë, më shumë turistë/ Kasa: Hotelet me 4 dhe 5 yje, të rezervuara plotësisht

Jemi ende në fillim të prillit, por rrugët e Tiranës janë plotë turistë.  Shqipëria vijon të zgjojë interesin e të huajve.   Operatorët  turistikë parashikojnë...

Kryeministri japonez i kërkon Trumpit të ‘rimendojë’ tarifat

Kryeministri japonez Shigeru Ishiba deklaroi se ka biseduar me presidentin amerikan Donald Trump duke njoftuar se kanë rënë dakord që të vazhdojnë bisedimet për tarifat e vendosura nga...

Këshilltari i Trump për Tregti: Tarifat e vendosin SHBA-në në një situatë të bukur

Këshilltari tregtar i Presidentit Donald Trump, Peter Navarro, vlerëson se të gjitha tarifat e planifikuara mund të rrisin 600 miliardë dollarë në vit, rreth...

Infarkti i miokardit, kush është më i rrezikuar dhe simptomat që nuk duhen injoruar

Sulmi në zemër është një nga urgjencat më të rënda mjekësore, pasi çdo minutë vonesë në diagnostikimin dhe trajtimin mund të jetë vendimtare për...

Lajme të tjera

Web TV