Tedi Blushi ishte sot pjesë e tryezës së zhvilluar nga kreu i PD Sali Berisha me aleatët.
Pas përfundimit të mbledhjet ai ka thënë për mediat se objektivi kryesor i Partisë së Lirisë në zgjedhjet e 11 majit do të jetë rrëzimi i narkoregjimit që drejton sot vendin.
“Unë nuk kam përmendur asnjë numër mandatesh. Së dyti, çdo forcë që garon në zgjedhje hyn për të fituar. Sa u përket sondazheve, besoj dhe ju keni qeshur me ato. Mos të ishte kjo fuqi elektorale e Ilir Metës ai nuk do të ishte sot i izoluar pa prova dhe fakte. Sondazhet janë të paguara me lekët e inceneratorëve. Do të groposen më 11 maj në Sharrë.
Objektivi kryesor i PL ka qenë rrëzimi dhe shembja nga themelet e narkoregjimit, kjo është e rëndësishme. Jam përfaqësues i forcës së tretë politike në vend dhe të dytë të opozitës. Objektivi është të tejkalojmë këtë rezultat.
Meta nga qelia do t’i prijë betejës në funksion të rrëzimit të narkoregjimit. Në bllok PL do t’i qendrojë kësaj beteje”, tha ai./e.t