SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar në GJKKO ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës,  Jorgo Goro, i akuzuar për “Shpërdorim detyre”, pas përfundimit të hetimeve.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar në GJKKO ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës,  Jorgo Goro, i akuzuar për “Shpërdorim detyre”, pas përfundimit të hetimeve.

Njoftimi i SPAK:

SPAK dërgon për gjykim  ish-Kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro dhe dy ish-drejtorë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur kërkesën për dërgimin e çështjes në gjykim në ngarkim të ish-kryetarit të Bashkisë së Himarës,  Jorgo Goros i akuzuar për “Shpërdorim detyre”, pas përfundimit të hetimeve në kuadër të procedimit penal nr.127 të vitit 2024,  i unifikuar me procedimin penal nr. 298 të vitit 2021.

ga hetimi ka rezultuar se i pandehuri Jorgo Goro, në cilësinë e ish-Kryetarit të Bashkisë Himarë ka kryer veprime/mosveprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, të kryera në kundërshtim me nenin 17 të ligjit nr.9948/2008 “Për Shqyrtimin e Vlefshmërisë Ligjore të Krijimit të Titujve të Pronësisë mbi Tokën Bujqësore”, i ndryshuar si dhe pikat 1,2,3 të VKM-së me Nr. 253, datë 6.3.2013 “Për Përcaktimin e Procedurave të Plotësimit të Akteve të Marrjes së Tokës Bujqësore në Pronësi për Familjet Bujqësore në Fshatra e Ish-Kooperativave Bujqësore”,  në dëm të disa shtetasve, banues në Bashkinë Himarë.
Bazuar në legjislacionin përkatës në fuqi, analizën e rrethanave të faktit të provuara, dokumentacionin e administruar, pyetjet e dëshmitarëve arrihet  në konkluzionin se; shtetasi Jorgo Goro, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Himarë në bashkëpunim me shtetasit Jerasimo Bashi dhe Vasillaq Strakosha, kanë kryer veprime/mosveprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, të kryera në kundërshtim me ligjin Nr.171/2014 “Për Përfundimin e procedurave ligjore të kalimit të tokës bujqësore të ish ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve”, të ndryshuar, si dhe në kundërshtim me dispozitat e Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.337, datë 22/04/2015 “Për përcaktimin e procedurave të kryerjes së procesit të kalimit të tokës bujqësore të ish ndermarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve“, gjatë procesit të trajtimit të kërkesave të paraqitura.
Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar drejtuar Gjykatës së Posaçme për dërgimin në gjyq në ngarkim të:
Jorgo Goro, ish- Kryetari i Bashkisë Himarë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, (më shume se një herë sipas fakteve penale të përshkruara ne akuzë) e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.
Vasillaq Strakosha, ish-Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Bashkisë Himarë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, (më shume se një herë sipas fakteve penale të përshkruara ne akuzë) e kryer ne bashkëpunim  parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal (sipas fakteve penal të  procedimin penal  nr. 298 të vitit 2021 i bashkuar me procedimin penal nr 127/2024.
Jerasimo Bashi, ish-Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Bashkisë Himarë, i akuzuar për kryerjen e veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, me shumë se nje here e kryer ne bashkepunim  parashikuar nga neni 248  dhe 25  i K.Penal. (sipas fakteve penal të  procedimin penal  nr. 298 të vitit 2021 i bashkuar me procedimin penal nr 127/2024./k.k

Të fundit

“Tatimin mbi të ardhurat”/ Ndryshon udhëzimi

Ndryshon udhëzimi për zbatimin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat. Sipas ligjit të ri “Për tatimin mbi të...

Financimi për Drejtësinë, Rama kritikon ministrin: Ku kanë shkuar paratë Ulsi?

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka mbledhur Grupin Parlamentar me kërkesë të kryetares së Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka pas arrestimit të kryebashkiakur Erion...

“Në atë roman 400 faqesh nuk ka prova”, Rama: Të thuash blerje online 800 mijë euro…

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pëe akuzat e SPAK ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa. Rama: E vërteta shkelmohet...

Mbi kryeprokurorin Sali Berisha dhe të “pandehurin” Altin Dumani

Nga Mero Baze Nëse dëgjon gjithë retorikën e Sali Berishës ndaj drejtësisë dhe përballjet e tij me të, tani në Shqipëri të krijohet ideja se...

Reshje dëbore në juglindje, si paraqitet situata me qarkullimin

Reshjet e dëborës që kanë përfshirë orët e fundit zonat malore të juglindjes së vendit nuk kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve, përfshi...

Lajme të tjera

Web TV