Vota e diasporës, ja sa shqiptarë janë regjistruar deri më tani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë, për herë të parë kanë mundësi që këtë vit të marrin pjesë përmes votës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i votuesve nga jashtë të regjistruar ka arritur në shifrën 128 756, janë shqyrtuar 155 671, ndërsa janë miratuar 99 002 kërkesa.

Ndërkohë janë refuzuar 56 669 kërkesa, por këtu përfshihen edhe rastet kur një zgjedhësi aplikimi i është refuzuar më shumë se një herë.
Sipas gjinisë, përqindjen më të lartë të regjistruesve e kanë meshkujt, me 93 615 kërkesa, ndërsa femrat janë 64 043.

Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 59 978, e ndjekur nga Greqia me 42 800, Gjermania me 18 582, si dhe nga SHBA me 11 256.

Sa i takon kërkesave sipas qarqeve, numri më i lartë i aplikimeve është për qarkun e Tiranës me 30 613, më pas vijnë qarqet Fier me 21 717, Durrës me 16 699, Korçë me 16 185 etj.

Procesi për regjistrimin në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER) ka filluar në 11 janar dhe do të zgjasë deri në 4 mars.

S,M

Të fundit

Kaos në autostradën Tiranë-Elbasan/ Bllokohet qarkullimi i mjeteve

Mesditën e kësaj të premteje është regjistruar trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Elbasan. Makinat kanë mbetur të bllokuara në hyrje...

Përse Shqipëria nuk ndikohet nga tërmetet e Santorinit? Ekspertët japin shpjegime

Tërmetet që prej më shumë se një jave po godasin Santorinin në Greqi nuk kanë ndikim të drejtpërdrejt në territorin shqiptar. Shpjegimi vjen nga...

Virozat e stinës, mjeku Llajo: Janë 8 tipe gripi në qarkullim

Mjeku Vasil Llajo, duke folur për situatën virale, tha se në qarkullim janë 8 tipe të gripit. Ai tha se vaksina antigrip është e...

Kot i mbajnë shpresat Saliu dhe të korruptuarit te Amerika, SPAK nuk do të ‘tradhtohet’!

Nga Spartak Ngjela Gjendja në Shqipëri po shkon drejt një progresi moral dhe juridiko-penal të rëndësishëm: SPAK po e zgjeron aktivitetin e tij. Të pandehurit e...

Vijojnë eksportet në tregjet evropiane/ Balluku inspekton pikën e grumbullimit në Lushnjë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha sot se Shqipëria po bën një punë të mirë në eksportimin e prodhimeve drejt tregjeve evropiane. E...

Lajme të tjera

Web TV