Zgjedhjet/ Topalli lavde ‘idhullit’: Nuk ka njerëz në PD që zëvendësojnë Berishën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Partia Demokratike është e vetmja alternativë. Ka treguar që di të qeverisë, ka treguar që ka ditur të rezistojë edhe kur kanë dashur ta zhdukin dhe që ka treguar që ka një program dinjitoz”.

Kështu u shpreh Jozefina Topalli, në lidhje me garën që PD ka me partinë në pushtet për zgjedhjet e 11 Majit.

Kur u pyet nëse PD-ja ka njerëz për të zëvendësuar Sali Berishën, Topalli u përgjigj shkurt se nuk ka.

“Nuk ka. Që kur ka dalë, Sali Berisha ka sjellë një frymë tjetër brenda strukturave dhe jashtë tyre.

Në vitin 2017, ai që ishte në krye të PD, zhduku klasën politike dhe mori një grup njerëzish që ishin mirë me kryetarin. Tani ky kapitull është mbyllur dhe është një realitet tjetër.

Deri tani, nuk ka njeri në PD që ta zëvendësojë Berishën. Partia Demokratike e ka kryetarin e saj, për të ardhmen do të kemi kohë të flasim”, shtoi Topalli.

Kur u pyet nëse do të kandidojë në primare, Jozefina Topalli tha se nuk e ka menduar shumë këtë gjë.

“Jam e përqendruar tjetërkund. Nuk do merrem me primaret aktualisht, por unë në jetën time politike nuk kam hyrë me listën e kryetarit, por kam kandiduar duke pasur tjetrin përballë. Prandaj nuk e mendoj ndoshta”, tha Topalli në studion e “Ditarit” ./   S.M

Të fundit

Cilat janë fjalëkalimet më të sigurta?

123456, qwerty, 00000... duket e pabesueshme, por gjithsesi këto janë fjalëkalimet më të njohura në Itali (dhe në pjesën tjetër të...

Luiza Gega në krah të Veliajt: U kujtove për sportin që gjithmonë ka qenë i harruar

Atletja kampione Luiza Gega ka shprehur mbështetjen e saj për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke vlerësuar investimet e bëra për sportin në kryeqytet. Në...

“Kokën lart, shtrëngoni dhëmbët”: Rama inkurajon socialistët: Tërmet e flakë më 11 Maj

Në mbyllje të dëgjesës me grupin parlamentar të PS-së, kryeministri Edi Rama iu drejtua ‘bashkëpunëtorëve’ të tij me atë që ai e cilëson “ngushëllim”....

Gjesti sheh intervistën e Xhenetës për të, Egli: Po tërhiqem nga ky raport

Deklaratat që Xheneta ka dhënë për lidhjen e saj me Gjestin, gjatë intervistës së saj në Fan Club, produksioni i Big Brother ia transmetoi...

Rama bën ‘për ujë të ftohtë’ Artur Metanin: Mos bëjnë gabim të marrin telefonin tim…

Kryeministri Edi Rama: Këto janë lehtësisht të provueshme. Altin Dumani të kërkojë gjurmët e Toyota Jaris dhe tia thotë bufit të kënetes. E fundit që kam...

Lajme të tjera

Web TV