Kreu i PD-së, Sali Berisha menjëherë pas mbylljes së protestës së mbajtur para Kryeministrisë, është nisur drejt aeroportit të Rinasit.
Lideri demokrat do të udhëtojë drejt Italisë, ku pritet të zhvillojë një takim me emigrantët shqiptarë në Romë ditën e nesërme.
Takimi është njoftuar nga vetë Berisha pak ditë më parë. Takimi do të mbahet ditën e nesërme në orën 13:00, në “Ergife Palace Hotel”, në Romë./ SM