Pesë vendet ku nuk duhet ta mbani kurrë celularin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ditët e sotme është shumë e vështirë të gjesh një person që nuk ka celular. Nuk shkojmë askund pa të madje as kur shkojmë në tualet.

Megjithatë, mbajtja e celularit në vende të caktuara mund të bëhet e rrezikshme për shëndetin tonë. Shumë studime kanë lidhur rrezatimin e celularit me shfaqjen e kancerit të trurit, tumoreve dhe problemeve riprodhuese.

Por në cilat vende nuk duhet ta mbajmë kurrë celularin tonë?

Në shtrat ose nën jastëk
Të flesh me celular është një ide e keqe për disa arsye. Drita e ekranit mund të na zgjojë dhe të çojë në probleme me gjumin në planin afatgjatë. Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj dritës blu të ekranit ndikon në prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit, i cili është shumë i rëndësishëm për pushimin tonë. Përveç kësaj ekspozimi ndaj fushave elektromagnetike të gjeneruara nga celularët mund të shkaktojë dhimbje koke, ndërkohë që nuk janë të pakta rastet e shpërthimeve që kanë ndodhur në mbarë botën për shkak të temperaturave të rritura që zhvillohen kur pajisjet mbulohen për një kohë të gjatë nën pëlhura.

Në xhep
Mbajtja e celularit në xhep është më e zakonshmja. Besojmë se në këtë mënyrë nuk do të humbasim asnjë njoftim apo mesazh. Megjithatë rrezatimi i emetuar nga një celular kur është në xhepin e pantallonave rritet shumë në krahasim me atë kur është në çantë. Sipas ekspertëve, rrezatimi i celularit mund të ndikojë në strukturën e ADN-së, të shkaktojë probleme të fertilitetit ose të kontribuojë në zhvillimin e tumoreve. Gjithashtu, sipas hulumtimeve, mbajtja e celularit afër kofshëve dobëson kockat e ijeve.

Në tualet
Nëse e keni zakon të merrni celularin me vete në tualet ose të luani muzikë ndërsa bëni banjë, më mirë harroni. Bakteret në sipërfaqe, sado mirë t’i pastrojmë, “ngjiten” në pajisje dhe më pas kalojnë në duart, fytyrën dhe rrobat tona. Ekspertët theksojnë se bakteret dhe mikrobet që rriten në banjë pas përdorimit të tij mbeten në hapësirë ​​për një kohë të gjatë, në mënyrë që të ngjiten lehtësisht në sipërfaqet e tjera.

Lexo edhe :  Ndahet nga jeta regjisori i ‘Fifty Shades’, humb betejën me sëmundjen e rëndë

Në vende shumë të ftohta ose shumë të nxehta
Nëse temperaturat në mjedis janë shumë të larta ose shumë të ulëta, është më mirë të mos e merrni celularin me vete ose ta mbani në çantë ose kuti. Ndryshimet e temperaturave janë të rrezikshme për pajisjet elektronike. Tkurrja dhe zgjerimi i shkaktuar mund të çojë në probleme në funksionet e celularit.

Në prizë
Është më mirë të mos e lini celularin tuaj të karikuar gjatë natës ose për shumë orë. Kjo mund të zvogëlojë jetëgjatësinë e baterisë së telefonit dhe performancën e baterisë. Kontribuon gjithashtu në rritjen e konsumit të energjisë dhe rrjedhimisht në faturën e energjisë elektrike./     S,M

Të fundit

Rama falenderon homologun spanjoll: Mirënjohës për mbështetjen

Kryeministri Edi Rama falenderoi homologun e tij spanjoll, i cili e uroi për fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit. “Falemnderit...

Berati vijon numërimin e votave, kush janë emrat që futen në Kuvend

Vijon numërimi i votave për kandidatët në qarkun e Beratit. PS merr 5 mandate, duke siguruar karrige në Kuvendin e ri Ervin Demo dhe Enriketa...

Kryeministri i Kroacisë uron Ramën: Me kënaqësi të marr pjesë në samitin

Kryeministrisë i Kroacisë, Andrej Plenkovic, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tij të katërt dhe shpreh kënaqësinë për pjesëmarrjen në...

Gonxhja për rezultatin e opozitës në zgjedhje: Më dhimbset PD, janë krejtësisht ‘out’

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Top Story” në Top Channel, komentoi zgjedhjet e 11 majit...

Edvin Kulluri: Ka dështuar e gjithë opozita, edhe partitë e reja

Edvin Kulluri, nga “Djathtas 1912”, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, u shpreh se rezultati i zgjedhjeve të...

Lajme të tjera

Web TV