Përkrahësit e opozitës janë mbledhur pasditen e sotme në protestën kombëtare kundër qeverisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë.
Siç shihet edhe në foto, ata kanë valëvitur flamurin e Partisë Demokratike, ndërsa nuk kanë munguar as pankartat kundër qeverisë.
Një prej pankartave veçon kreun e PD-së, Sali Berisha, “krah” presidentit të SHBA, Donald Trump, rikthimi i të cilit është paralelizuar me atë të kryedemokratit nga mbështetësit e këtij të fundit.
Një tjetër protestues mban një pankartë me mbishkrimin “Sy më sy dhe xhep me xhep”, një ironi ndaj rubrikës së re të kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale, “Sy më sy”, ku ai u përgjigjet pyetjeve dhe komenteve të qytetarëve./ S,M