Veliaj takim me homologët gjermanë/ Marrim përvojë për projektet në shkolla!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim homologët e tij gjermanë, kryebashkiakët e Ulm dhe Neu-Ulm, Martin Ansbacher dhe Katrin Albsteiger. Veliaj tha se Tirana ka marrë eksperiencën e tyre për të sjellë në jetë projekte si ushqimi falas në shkollat 9-vjeçarë apo ndërtimin e qendrës për fëmijët me spektrin e autizmit.

Ai u dhuroi homologëve “Kullën e Tiranës”, si një simbol për të kujtuar se gjithmonë është koha për të punuar bashkë, për të luftuar bashkë edhe për të çuar përpara qytetet. “Jam shumë i lumtur që u bëtë pjesë e Paktit të Qyteteve të Lira, kaluam një javë të jashtëzakonshme për qytetin. Jam shumë i entuziazmuar që në disa projekte, siç mund të jetë ushqimi nëpër shkolla ose qendra e autizmit, ne mund të mësojmë nga qytetet tuaja. Mezi pres që ato që diskutuam këtë javë në Tiranë t’i kthejmë në projekte të realizueshme. Ne duam që ushqimin nëpër shkolla ta fillojmë që këtë vit për shkollat tona fillore dhe duam gjithashtu që qendrën e autizmit, fillimisht të konceptojmë ndërtesën, pastaj të shikojmë modelet ideale nga Gjermania, që sot është vendi me standardin më të lartë në trajtimin e çështjeve të shëndetit mendor”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Ulm-it, Martin Ansbacher shprehu mirënjohjen e tij për pritjen në Tiranë, ndërsa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes qyteteve në fusha të ndryshme.

“Pakti i Qyteteve të Lira është një pakt shumë i rëndësishëm vlerash, që ne të gjithë ndajmë. Qytetet e lira evropiane demokratike janë dritat dhe heronjtë e kësaj kohe të vështirë. Jemi mirënjohës që jemi këtu, folëm për ftesën në Festivalin e Danubit, do të ishim të nderuar nëse do të na vizitonit, për të folur mbi bashkimin e rajonit të Danubit, për të bashkuar njerëzit. Ky është fokusi ku synojmë të përqëndrohemi dhe të flasim mbi tema të tilla si shëndeti mendor, çështjen e autizmit dhe çfarë mund të bëjmë së bashku, për t’i bërë qytetet me një qasje më pranë të rinjve dhe për të ndërtuar qytete sipas këndvështrimit të fëmijëve”, nënvizoi ai.

Lexo edhe :  “Pushofsh në paqe e shtrenjta jonë!"/ Ndahet nga jeta bashkëshortja e ish-ministrit të PS

 

 

Nga ana tjetër, kryetarja e Bashkisë së Neu-Ulm, Katrin Albsteiger tha se gjëja më me rëndësi është që bashkëpunimi mes qyteteve të vijë vetëm duke u forcuar. “Erdhëm këtu si miq dhe shkojmë në shtëpi si miq! Kjo është një gjë e mirë, bashkëpunimi do të vijë duke u forcuar nga kjo vizitë këtu. Jam shumë e sigurt, që të gjitha qytetet që u mblodhën këtu po përballen me sfida të ndryshme, me të njëjtat kërcënime dhe mund të ketë vetëm një përgjigje për këto: Të punojmë së bashku, të mësojmë nga njëri-tjetri “, tha Albsteiger.

Kryebashkiakët e Ulm dhe Neu-Ulm Martin Ansbacher dhe Katrin Albsteiger ishin për herë të parë në Tiranë dhe shprehën dëshirën e tyre për të rivizituar sërish dhe për të thelluar bashkëpunimet mes qyteteve./e.t

Të fundit

Vlorës i ngec Sahati, akrepat kanë ‘ngrirë’ prej 30 vitesh!

Dikur, jehona e sahatit të Vlorës ishte si një dirigjent i padukshëm që drejtonte ritmin e qytetit. Tregtarët hapnin...

Protesta e opozitës/ Meta thirrje qytetarëve nga burgu: E gjithë Shqipëria sot në këmbë!

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta me një mesazh nga qelia, u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë pjesë e protestës që...

E rëndë/ Ra nga kati i katërt, humb jetën punëtori në Tiranë

Paraditen e kësaj të shtune, një punëtor ka humbur jetën tragjikisht në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, viktima është shtetasi B. K., rreth 66-vjeç, i...

Për vetëm 10 mijë votues pa dokumenta, ndër 1.75 milionë që do të votojnë…

Berisha ka lëshuar një ultimatum: Deri më 13 shkurt (kur do të votohen në Kuvend ndryshimet e Kodit Zgjedhor për lehtësimin e votimit tw...

100-vjetori i Bankës së Shqipërisë, prezantohet logoja

Viti 2025 shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë ekonomike të vendit, 100-vjetorin e krijimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë, e cila...

Lajme të tjera

Web TV