Vlorës i ngec Sahati, akrepat kanë ‘ngrirë’ prej 30 vitesh!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dikur, jehona e sahatit të Vlorës ishte si një dirigjent i padukshëm që drejtonte ritmin e qytetit. Tregtarët hapnin dyqanet me ‘tik-tak’- un e tij, punëtorët niseshin për në punë dhe të rinjtë caktonin takime “te sahati” pa pasur nevojë për orë dore apo telefona inteligjentë. Por sot, sahati ka mbetur në vend. Jo vetëm akrepat e tij, por edhe vëmendja ndaj tij duket se ka ngrirë në kohë. Vlorës i ka mbetur ora 11 e një çerek. Dhe prej vitesh, s’ka lëvizur më.

“Sahati na bënte zgjimin sepse binte kambana në çdo orë, por ka 30 vite qe nuk punon më”, tha një banor, duke shtuar se e ka pasur shumë për zemër, madje i ka kushtuar poezi sahatit”.

Ky sahat, i ndërtuar në vitin 1918 me interesimin e Ali Asllanit dhe financimin e tregtarëve të qytetit u projektua nga specialistë italianë. Përveç funksionit të tij praktik, ai përfaqësonte një risi arkitekturore, duke sjellë për herë të parë në Vlorë përdorimin e betonit të armuar dhe lidhëseve me çimento. Dikur, fasada e tij zbukurohej nga ornamente me motive patriotike, ku spikaste portreti i Skënderbeut dhe shqiponja dy krenare që vështronte nga lindja, si një simbol i fuqisë dhe identitetit kombëtar.

“Kjo është neglizhencë e bashkisë së Vlorës. Sahati drejtonte njerëzit, ka qenë si busull, sot s’kemi më shpresë as besim se do rregullohet”, thanë të tjerë banorë.

Në vitin 1996, ndërtesa iu nënshtrua punimeve restauruese, duke rigjallëruar përkohësisht lavdinë e dikurshme. Por, duket se rikthimi nuk zgjati shumë. Sot, sahati nuk mat më asnjë minutë, nuk numëron më asnjë orë. Ai që dikur ishte busull orientimi është shndërruar në një monument të heshtur. Kjo gjendje ka shqetësuar qytetarët e Vlorës.

Lexo edhe :  Si ndodh histeria e masës?

Historia e tij vazhdon të qëndrojë aty, me akrepat që kanë mbetur pezull në 11:15 dhe Bashkia e Vlorës deri më sot nuk duket e shqetësuar për ta rivënë në punë./e.t

Të fundit

Elbasani mirëpret ‘Ditën e Verës’ me koncert, qindra qytetarë në shesh për të festuar

Elbasan ka mirëpritur mbrëmjen e sotme (13 shkurt) ‘Ditën e Verës’ me një koncert që është organizuar në sheshin kryesor të...

Ish-bosi i mafias franceze qëllohet për vdekje në autostradë

Një ish-bos i mafias vdiq sot pasi u qëllua në makinën e tij në mes të një autostrade pranë qytetit francez, Grenoble, thanë sot...

“Shpresoj të kem marrë një mësim këtë herë”,reagon Egli Tako:Nuk jam në spital psikiatrik

Ish banorja e Big Brother VIP Egli Tako ka reaguar në një postim të gjatë në profilin e saj në Instagram, ku ka shpjeguar...

Historia e dashurisë me Bradley Cooper, Gigi Hadid rrëfen se si u njoh me aktorin

Modelja Gigi Hadid zbuloi së fundmi se si ajo dhe Bradley Cooper filluan të takoheshin, duke vënë në dukje se pavarësisht publicitetit që të...

KPA rikthen në detyrë prokuroren Merita Selimi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 12 mars vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurores se Lushnjës, Merita Selimi. Vendimi...

Lajme të tjera

Web TV