Sot derbi Partizani-Tirana, ndeshja e 177-të dhe dominimi i kuq në kryeqytet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana dhe Partizani do të përballen të dielën në “Arena e Demave”, në orën 13:30 në derbin e tretë të këtij sezoni, i cili është i 177-i në historinë mes dy klubeve. Kjo ndeshje i gjen skuadrat në situata krejtësisht të ndryshme, me “Demat” që pozicionohen në vendin e tretë dhe bardheblutë të nëntët.

Diferenca mes ekipeve është 19 pikë. Partizani ka dy vite e dy muaj që nuk njeh humbje në derbi, me Tiranën që për herë të fundit triumfonte më 2 dhjetor 2022 me shifrat 0-2. Në 9 ndeshje të luajtura nga hera e fundit që fituan bardheblutë, janë koleksionuar 4 barazime dhe 5 fitore të Partizanit.

BILANCI – 176 takime janë luajtur deri tani mes Partizanit dhe Tiranës në periudhën 1947-2024 në të gjitha kompeticionet. Partizani ka fituar 73 ndeshje, ndërsa bardheblutë 47. 56 ndeshje të tjera janë mbyllur në barazim. Edhe dy derbet e fundit përfunduan 0-0.

GOLAVARAZHI – 236 gola ka shënuar Partizani, ndërsa Tirana 188. Golat e fundit në derbi për Partizanin janë shënuar nga Maget Gueje me një dopietë spektakolare. Në anën tjetër shënonte Kristal Abazaj, por nuk mjaftonte. Për t’u shënuar është fakti se të dy këta lojtarë nuk janë më pjesë e skuadrave respektive. Ndeshja e 28 prillit 2024 përfundoi me shifrat 1-2 për “Demat”.

HISTORIA – Takimi i parë historik mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947. “Demat e Kuq” fituan 8-0, duke sigluar kështu edhe fitoren më të thellë deri më tani në derbi. 38 vite më vonë, më 22 shtator 1985, Tirana do t’i kthente reston Partizanit, duke e mundur 7-3, në një ndeshje që mbahet mend nga tifozët e të dyja skuadrave për lojën e bukur dhe batutën për “ndryshimin” e orarit të punës.

Lexo edhe :  UEFA zyrtarizoi organizimin e Europianit U-21 mes Shqipërisë dhe Serbisë, reagojnë TKkZ

Rezultati më i thellë i sezoneve të fundit është ai 28 shkurtit të vitit 2020, kur bardheblutë fitonin me shifrat 5-1. Ndërsa më 1 mars 2008, kur të kuqtë drejtoheshin nga Hasan Lika, fitonin në “Qemal Stafa” me shifrat 4-1. Interesant është fakti se nga viti 2006 deri në 2025, janë luajtur 50 ndeshje për llogari të Superiores dhe Partizani ka fituar 22 prej tyre. Në barazim kanë përfunduar 20 ndeshje, ndërsa 8 herë ka triumfuar Tirana. Dukshëm “Demat” kanë dominuar kryeqytetin./k.k

Të fundit

Barcelona triumfon në transfertën e Sevillas dhe futet sërish në garën për LaLigën

Barcelona ka mposhtur Seviljan në transfertë me shifrat 4-1. I zakonshmi Lewandowski ishte ai që kaloi në avantazh skuadrën në...

Barazpeshë në “Maradona Stadium”, Napoli ngec ndaj Udineses dhe nuk arrin të shkëputet

Napoli nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 përballë Udineses. Sfida pati vlerë për javën e 24-të të Seria A dhe Napoli humbi mundësinë për...

Simpatizuesit e LVV-së nisin festimet në Mitrovicë, Gjilan e Lipjan

Simpatizues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të festojnë pas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Deri më tani janë numëruar 23.5% e votave,...

Ndodh edhe kjo! Majmuni i ‘fik dritat’ Sri Lankës, mbetet pa energji elektrike për 3 orë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sri Lanka, ku një majmun ka hyrë në një nënstacion në rrjetin elektrik dhe ka shkaktuar një...

Breshëri tërmetesh në Santorini, lëkundjet ndihen edhe në Athinë

Një tërmet me magnitudë 5.0 Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në brigjet e Santorinit. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Athinë. Protothema.gr bën me dije se...

Lajme të tjera

Web TV