Blushi reagon për arrestimin e Veliajt: Me 8 vite vonesë, ka futur në borxh qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Përmes një deklarate për mediat, Blushi është shprehur se arrestimi i tij është kryer më urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe me 8 vite vonesë.

Po ashtu ai thotë se akuza zyrtare e ngritur ndaj Erjon Veliajt nga SPAK nuk është gjë tjetër veçse amnistim nga veprat e rënda penale për të cilat sipas tij, kryebashkiaku do duhet të përgjigjet deri më një.

Ai vijon më tej me akuzat duke thënë se Erion Veliaj ka futur ne borxh për 30 vite qytetarët e Tiranës për një vjedhje 500 milion euro.

Deklarata e Tedi Blushit:

Përshëndetje!

Arrestimi me regji, me 8 vite vonesë, me shumë delikatesë dhe me pekule i Erion Veliajt, tregon qartë fytyrën e Narkodrejtësisë apo drejtësisë së kapur për fyti nga Edi Rama, që teksa u kujdes maksimalisht të ruante sot  imazhin e simbolit më të urryer të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Tiranë, në anën tjetër rrëmbeu rreth 4 muaj e gjysëm më parë, në mënyrë të paligjshme dhe banditeske, me horra të maskuar, të armatosur rëndë, pa dokument identifikimi dhe me makina private, në mes të rrugës ish-Presidentin, ish-Kryeministrin, ish-Kryetarin e Kuvendit, Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili sot vijon të mbahet në izolim ekstrem pa prova dhe pa fakte penale.

Arrestimi me regji i Erion Veliaj nga struktura kriminale SPAK, që komandohet drejtpërdrejt nga kreu i Ramaformës, Alias Nesti Angoni, pikërisht në ditën kur në Tiranë, udhëheqësi i fushatës së Presidentit të SHBA Donald Trump, Chris LaCivita, e cilësoi Edi Ramën si kukull të Xhorxh Sorosit, nuk është gjë tjetër veçse një provë e re dhe flagrante e funksionimit të “Drejtësisë me Regji”, pikërisht nga “Afërmendshi” Altin Dumani i dekoruar personalisht nga Xhorxh Soros si Kampion i Mbrojtjes në fakt të Korrupsionit në nivelet më të larta.

Përpjekja e dëshpëruar e Kreut të Organizatës, Edi Ramës apo “Prindit 1” për të krijuar imazhin e rremë të sundimit të ligjit në Narkoshtetin sorosist të instaluar prej tij, duke shitur “Prindin 2” Erion Veliaj nuk është gjë tjetër veçse tentativë për të shkarkuar përgjegjësitë e rënda penale për aferat e tmerrshme korruptive të kryera në bashkëpunim në Bashkinë e Tiranës, siç dëshmoi edhe ish-Zv/Kryeministri Ahmetaj.

Erion Veliaj, i cili është denoncuar së pari nga Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe është prangosur prej kohësh nga Partia e Lirisë në sallën e Këshillit Bashkiak, duhet të ishte prej vitesh duke vuajtur dënimin për vjedhjet skizofrenike dhe të përbindshme, si dhe për krimet e shëmtuara dhe shumë të rënda që ka konsumuar në krye të Bashkisë së Tiranës, qysh ditën kur u bë publike firma e tij e paligjshme që I hapi rrugën inceneratorit fantazme të Tiranës.

Akuza zyrtare e ngritur ndaj Erjon Veliajt nga SPAK nuk është gjë tjetër veçse amnistim nga veprat e rënda penale për të cilat ai do duhet të përgjigjet deri më një.

Lexo edhe :  Kush janë dy figurat kryesore të PD që mungojnë në protestën e opozitës?

Erion Veliaj pronari faktik i inceneratorit fantazëm të Tiranës, përgjegjës për vrasjen e Ardit Gjoklajt, mbi gjakun e të cilit ndërtoi edhe pasurinë e tij marramendëse të paligjshme, ka qenë pjesë themelore e realizimit të vjedhjes së shekullit përmes inceneratorit fantazmë të Tiranës, duke rrëmbyer kompetencat e Këshillit Bashkiak dhe dhënë miratimin në parim për studimin e fizibilitetit, duke future .

Erion Veliaj ka futur ne borxh per 30 vite qytetaret e Tiranes per nje vjedhje 500 milion euro.

Erion Veliaj ka lejuar zaptimin e 15 ha toke jashte teritorit te Lejes se Ndrtimit te Projektit te firmosur nga Edi Rama.

Erion Veliaj është kreu i organizatës kriminale 5 D, që zhvaste taksat e qytetarëve të Tiranës.

Erion Veliaj ka firmosur me dorën e tij dokumente të paligjshme dhe ka kryer deri në minutat e fundit pagesa të paligjshme për shërbime publike të pakryera.

Erion Veliaj është arkitekti dhe përfituesi kryesor i grabitjes me dhunë dhe terror të pronave të ligjshme të qytetarëve të Tiranës, urdhëruesi i shembjeve së qindra banesave me ekspertizë të manipuluar, duke lënë në qiell të hapur mijëra familje.

Erion Veliaj është shkatërruesit i trashëgimisë historike dhe kulturore të Tiranës, i Teatrit Kombëtar dhe shumë simboleve të kryqytetit që nën drejtimin e tij u bënë pluhur e hi për t’i hapur udhën ndërtimit të kullave të drogës.

Erion Veliaj është ortaku i Ndraghetas, që e ktheu Tiranën në lavatriçen gjigande të pastrimit të parave të pista të drogës dhe krimit të organizuar vendas dhe ndërkombëtar.

Erion Veliaj është shkatërruesi më i madh i gjelbërimit dhe mjedisit në Tiranë, që e shndërroi kryeqytetin në një dhomë të madhe gazi ku çdo vit humbin jetën të mitur e të moshuar për shkak të sëmundjeve në mushkëri që prodhon ajri i ndotur.

Partia e Lirisë që denoncoi e para, me qindra dokumente dhe me prova aferën e përbindshme të inceneratorëve ku është përfshirë kokë e këmbë Erjon Veliaj, falenderon të gjithë ata që iu bashkuan aksionit të saj politik dhe opozitar për shembjen e simbolit më të urryer të korrupsionit dhe krimit të organizuar në kryeqytet.

Partia e Lirisë është më e vendosur se kurrë për të qënë në ballë të betejës për shkatërrimin përfundimtar të  Narkoshtetit dhe shkurtimit të ditëve të mbetura këtij regjimi kriminal, mizor, kleptokrat e përjashtues që ndërtoi Edi Rama, kukulla e Xhorxh Sorosit në Shqipëri, orët e të cilët po numërohen mbrapsht.

Shashka me arrestimin e Erion Velisë nuk mund të gënjejë askënd për sundimin e ligjit në Narkoshtetin sorosist të Edi Ramës.

Pas hekurave duhet të jetë një orë e më parë Kreu i Organizatës, Edi Rama, shefi i “Afërmendshit” Altin Dumani, që sot kreu veçse një porosi politike, në përpjekje të dëshpëruar për të pastruar fytyrën e tij dhe të shefit të tij, por që do të marrin përgjigjen më të hidhur nga shqiptarët në 11 Maj./e.t

Të fundit

Turizmi e ndërtimi do rrisin me 4% ekonominë, BSH: Pa zhvlerësimin e valutave çmimet do..

Ekonomia e vendit do të rritet me 4% këtë vit, parashikon së fundi Banka e Shqipërisë duke veçuar se...

Skiatorja italiane nderon sërish Shqipërinë: E lumtur, ia dola edhe me temperaturë

E ka mbyllur ne vendin e 7-te debutimin e saj në kampionatin Botëror Lara Colturi mes 10 të mirave të botës së skive alpine...

Protesta masive në Belgjikë, mijëra qytetarë të pakënaqur me reformat në pensione

Mijëra qytetarë morën pjesë në protesta masive në Bruksel kundër reformave të pensioneve të propozuara nga qeveria e re e Belgjikës. Protestuesit, që i...

Inteligjenca artificiale, konsumi i lartë i energjisë dhe ndikimi tek mjedisi

Ndërsa fuqitë botërore përpiqen të marrin rolin udhëheqës në teknologjinë e inteligjencës artificiale, ekspertët nxjerrin në pah koston që kjo teknologji shkakton ndaj mjedisit. Një...

PD dhe SPAK heshtin, por pse nuk u mor nën hetim Erinda Ballanca

Interesant është fakti se në dosje thuhet se presioni punonjëses iu bë personalisht nga Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, bashkë me Bushkën. SPAK ka vendosur të...

Lajme të tjera

Web TV