Jep dorëheqje presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, njoftoi se po jepte dorëheqje nga ky post. Ky njoftim vjen teksa opozita rumune po bënte një përpjekje për ta rrëzuar atë nga posti, pasi ai qëndroi si president edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të anuluar zgjedhjet presidenciale, rundin e parë të të cilave e fitoi kandidati i krahut të djathtë, prorusi Calin Georgescu.

Klaus tha më 10 shkurt se ai do të largohet nga posti i presidentit pas dy ditësh.

Gjykata Kushtetuese i kishte kërkuar atij të qëndronte në postin e presidentit edhe pas mandatit të tij, që i përfundoi në mesin e dhjetorit, për shkak të anulimit të zgjedhjeve.

Gjykata Kushtetuese anuloi zgjedhjet dy ditë para se të mbahej rundi i dytë mes Georgescut dhe kandidates proevropiane, Elena Lasaconi.

Gjykata citoi dokumente shtetërore që supozohet se tregonin që Georgescu, i cili garoi si kandidat i pavarur, kishte përfituar nga një fushatë e padrejtë në rrjetet sociale, që me gjasë ishte orkestruar nga Rusia.

Moska ka mohuar se ka ndërhyrë në zgjedhjet në Rumani.

Zgjedhjet e reja presidenciale planifikohen të mbahen më 4 maj dhe nëse asnjë nga kandidatët nuk merr shumicën, rundi i dytë do të mbahet më 18 maj./k.k

Të fundit

“Berisha nuk bën protesta se e di që nuk i vjen kush”

Analisti Ergys Mërtiri thotë se PD ndodhet në krizë të vazhdueshme. Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News,...

Youtuberi i famshëm “IShowSpeed” takohet me Ramën dhe Dukën në Mynih: Më mungon Shqipëria

Youtuberi i famshëm IshowSpeed ka ritakuar sërish kryeministrin e Shqiperise, Edi Rama, por këtë herë me të ka qenë edhe Armand Duka, presidenti i...

Helmimi i fëmijëve nga salmonela, reagon pala e akuzuar: Jemi kompani ndërtimi

Në lidhje me lajmet e shpërndara sot, sipas të cilave kompania “Xhenis-SH” sh.p.k. ka qenë furnizuesja me vezë e kopshtit në qytetin e Gramshit,...

Kërkuan rinumërim në Tiranë e Durrës, KAS rrëzon 4 kandidatët e PD-së

Kërkesat e katër kandidatëve të Partisë Demokratike për të rinumëruar kutitë e votimit në qarqet Tiranë e Durrës u rrëzuan nga KAS. Vendimi i Komisionit...

Ambasada Amerikane lëshon mesazhin e radhës: “Minimi i zgjedhjeve cenon partneritetin”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një mesazh të Samuel Samson, zyrtar i lartë në Byronë për Demokraci, të Drejtat e...

Lajme të tjera

Web TV