Këtë nuk e dinit/ 1 orë vrap, 7 orë jetë më shumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vrapi është një nga aktivitetet fizike më shpërblyese për shëndetin dhe jetëgjatësinë. Në çdo hap të hedhur gjatë vrapit, në organizëm vihen në punë plot 200 muskuj.

Një studim i publikuar në revistën Progress in Cardiovascular Diseases, të cilit i referohet AgroWeb.org, ka zbuluar se për çdo orë që shpenzoni duke vrapuar përfitoni 7 orë shtesë jetë.

Për më tepër, ata që vrapojnë  20-30 km në javë kanë një imunitet më të fortë dhe janë më pak të prirur të sëmuren nga e ftohura.

Vrapo që të ruash mendjen

Ekspertët thonë se vrapi e ndihmon njeriun të mbajë mendjen të mbledhur.

Ai mban larg depresionin dhe ankthin sepse gjatë vrapit, trupi çliron endorfinë, hormon që na bën të ndihemi më të lumtur, më pozitiv dhe shpresëplotë.

Vrapi i bën mirë zemrës, imunitetit, mushkërisë, trurit dhe gjakut.

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se njerëzit që vrapojnë rregullisht janë 25-40 % më pak të rrezikuar nga vdekja e parakohshme dhe jetojnë të paktën 3 vjet më shumë se njerëzit që nuk vrapojnë.

Sikur të mos mjaftonin këto përfitime, ekspertët nënvizojnë faktin se vrapi është shpërblyes në shumë aspekte të jetës.

Ai e ndihmon njeriun të ndërtojë një karakter më të fortë, të ketë disiplinë e të jetë më i balancuar e krijues në punë dhe në jetën personale.

Artroza, osteokondroza? Ndalon dhimbjet dhe dëmtimet e kyçeve!

Vrapo që të kesh kocka më të forta

Sipas këtij studimi të Universitetit të Miçiganit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vrapi i rregullt përmirëson shumë qëndrueshmërinë afatgjatë të kockave.

Sipas tyre, nëse njeriu vrapon 12-20 minuta tre herë në ditë, mundet të rrisë dendësinë minerale të kockave duke i bërë ato më të forta.

Lexo edhe :  Hëna e Dëborës 2025/ Kur dhe si ta shihni këtë spektakël qiellor

Vrapi, Burrat Vrapojnë Më Shpejt, Gratë Rezistojnë Më Gjatë

Disa ekspertë janë të mendimit se mënyra e të vrapuarit bazohet shumë tek gjinia.

Së pari, zemra e një gruaje besohet të jetë më e vogël në përmasa nga ajo e një burri.

Një zemër e madhe mund të pompojë gjak të oksigjenuar më shumë dhe më shpejt drejt të gjithë trupit.

Kjo është arsyeja përse meshkujt vrapojnë më shpejt dhe më gjatë.

Gratë nga ana tjetër kanë qëndrueshmëri më afatgjatë.

Në maratona të ndryshme është vërejtur se ndryshe nga burrat, gratë përshpejtojnë vrapin në pjesën e dytë të garës.

Në fillim të saj, ato qëndrojnë pas megjithatë në mënyrë të ngadaltë e të qëndrueshme ata rrisin shpejtësinë dhe kapin majat më të larta./AgroWeb.org/    S,M

Të fundit

Turizmi e ndërtimi do rrisin me 4% ekonominë, BSH: Pa zhvlerësimin e valutave çmimet do..

Ekonomia e vendit do të rritet me 4% këtë vit, parashikon së fundi Banka e Shqipërisë duke veçuar se...

Skiatorja italiane nderon sërish Shqipërinë: E lumtur, ia dola edhe me temperaturë

E ka mbyllur ne vendin e 7-te debutimin e saj në kampionatin Botëror Lara Colturi mes 10 të mirave të botës së skive alpine...

Protesta masive në Belgjikë, mijëra qytetarë të pakënaqur me reformat në pensione

Mijëra qytetarë morën pjesë në protesta masive në Bruksel kundër reformave të pensioneve të propozuara nga qeveria e re e Belgjikës. Protestuesit, që i...

Inteligjenca artificiale, konsumi i lartë i energjisë dhe ndikimi tek mjedisi

Ndërsa fuqitë botërore përpiqen të marrin rolin udhëheqës në teknologjinë e inteligjencës artificiale, ekspertët nxjerrin në pah koston që kjo teknologji shkakton ndaj mjedisit. Një...

PD dhe SPAK heshtin, por pse nuk u mor nën hetim Erinda Ballanca

Interesant është fakti se në dosje thuhet se presioni punonjëses iu bë personalisht nga Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, bashkë me Bushkën. SPAK ka vendosur të...

Lajme të tjera

Web TV