Mario Përlleshaj mbetet në burg/ Apeli rrëzon sërish kërkesën për lirimin nga qelia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka rrëzuar për herë të dytë kërkesën e të miturit Mario Përlleshaj, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

“Ka pasur një kërkesë të dytë për ndryshimin e masës së sigurisë por është rrëzuar nga gjykata e Apelit të Përgjithshëm duke lënë kështu që hetimet të vijojnë nën masën e arrestit në burg. 14 vjeçari i është drejtuar edhe Gjykatës së Shkallës së parë por edhe ajo e ka rrëzuar kërkesën e tij.”, raportoi gazetari Ermal Vija.

Ngjarja e rëndë u regjistrua më 18 nëntor rreth 300 metra larg shkollës “Fan Noli” në kryeqytet, ku pas një konflikti mes disa adoleshentëve mbeti i vrarë 14-vjeçari Martin Cani dhe u plagosën dy bashkëmoshatar, njëri prej të cilëve autori i ngjarjes, Mario Përlleshaj.

Njoftimi i gjykatës:

Mbi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me “Informacionin dy mujor për të miturin në konflikt me ligjin, ne lidhje me zbatimin e masës së sigurimit “arrest në burg” , ku përfaqësuesi ligjor i të miturit në konflikt me ligjin kërkoi “zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje e kryer në rrethana cilësuese”, të parashikuar nga neni 79 shkronja “a” të Kodit Penal.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr…. akti, datë 23.01.2025, ka vendosur:

-Rrëzimin e kërkesës së të miturit në konflikt me ligjin “…”, me objekt zëvendësim  mase  sigurimi personal.

-Vijueshmërinë e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj të miturit në konflikt me ligjin “…”.

Lexo edhe :  Shumë zhurmë për asgjë! Sot ‘TikTok’ funksionon normalisht në Shqipëri

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të paraqitur, nga i mituri në konflikt me ligjin shtetasin “…, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit  të Përgjithshëm Tiranë, zëvendësimin e masës së sigurimit  nga “arrest në burg” në atë të “arrest në shtëpi”.

 Në përfundim të gjykimit, sot më datë 10.02.2025, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Elona Mihali, vendosi:

 – Miratimin e vendimit nr…. akti, datë 23.01.2025 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë./kb

Të fundit

Momenti surprizë për banorët e “BBV”/ Livia rikthehet në shtëpi, ja veprimi i Rozanës

Sot në mëngjes, ish-banorja Livia Brunga bëri një rikthim surprizë në shtëpinë e Big Brother VIP, duke u bërë...

Nuk ka turp më të madh se të jetë ditë pushimi zyrtar dita e ballokumes!

Nga Artan Fuga U ç'u lodhëm me gjithë këto pushime! Dita e vjeshtës, e verës, e diellit, e eklipsit të hënës, e rrushit pa fara, e...

Alarm ushqimor/ Në Shqipëri është futur peshk me parazit dhe mish me salmonelë

Në vendin tonë është futur 985 kg acuge e kriposur me prezence të parazitit L3 Anisakis me risk serioz për shëndetin e njeriut. Ky parazit...

Opozita me sytë nga Big Brother, ish-banorët mbushin listat e kandidatëve për deputetë

Partitë opozitare në vend duket se po tentojnë ta joshin elektoratin me figurat e ‘reality show’ Aktorja Julia Ilirjani, tenori Armaldo Kllogjeri, Fotini Derxho dhe...

Si u caktua Dita e Verës pushim, ‘strategjia’ e Nanos për t’i prishur protestat Berishës

14 marsi prej vitesh është kthyer në një festë kombëtare. Por Ylli Manjani, thotë se prapa shpalljes si festë zyrtare të kësaj dite, ka një...

Lajme të tjera

Web TV