Rama zbulon projektet nga Shkodra: Kryeqytetin e Veriut duhet ta forcojmë sa më shumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar rindërtimin e “Muzeut të Kujtesës” dhe hapësirën përreth xhamisë në Shkodër, të cilat janë dy projekte konkrete të arkitektit të Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi” duke i kthyer këto godina si dy pika kyçe referimi për qytetarët, vizitorët dhe turistët.

Gjatë fjalës së tij, ai ka zbuluar dhe një tjetër projekt siç është ai i ndërtimit të një projekti nëntokësor. Sipas Ramës, kryeqyteti i Veriut ka nevojë për mbështetje dhe duhet forcuar sa më shumë.

“Për të krijuar një situatë absolutisht të re brenda perimetrit të bashkisë Shkodër. I shërben komunitetit si një pikë takimi, ku ndërthuren të gjitha moshat dhe pikëtakimet. Janë dy projekte shumë ambicioze, por dua të them që i janë besuar njeriut të duhur. Arkitektit që e çmoi shumë për Marubin dhe i dyti ka marrë çmime prestigjoze.

Ne ndërkohë po punojmë për Bashkinë Shkodër dhe gjithçka do të ndryshojë, sepse e dimë shumë mirë se ça impakti ha hyrja e qyteteve për jetën, prandaj ka filluar puna.

Nuk e dyshoj fare që Muzeu i Kujtesës do të jetë një tjetër hapësirë, që ka krijuar goxha impakt, njëjtë si Muzeu i Gjetheve. Për nga ky efekt, padiskutim Shkodrës do t’i bëhet një promovim i mëtejshëm. Patjetër kjo do të sjelli shumë më tepër vizitorë dhe turistë, që do të thotë dhe shumë më tepër të ardhura.

Ne jemi të vetdijshëm për barrën financiare që kanë këto investime. Do të bashkëpunojmë me Bashkinë e Shkodrës për Muzeun, por barrën kryesore do e mbaj qeveria, kuptohet.

Në bashkëpunim me bashkinë do të ndërtohet dhe një parkim i madh nëntokësor dhe jemi duke punuar me fondin për një program të ri kombëtar. Dëshirojmë që të jetë një infrastrukturë që të lehtësojë barrën e trafikut.

Nuk ka diskutim që Shkodra ka hyrë në një fazë të re. Kjo është e dukshme dhe për qytetarët, por dhe për vizitorët. Kemi shumë plane që kryeqytetit të veriut t’i japim të gjithë mbështetjen për ta forcuar sa më shumë”, tha ndër të tjera ai./    S,M

Të fundit

Turizmi e ndërtimi do rrisin me 4% ekonominë, BSH: Pa zhvlerësimin e valutave çmimet do..

Ekonomia e vendit do të rritet me 4% këtë vit, parashikon së fundi Banka e Shqipërisë duke veçuar se...

Skiatorja italiane nderon sërish Shqipërinë: E lumtur, ia dola edhe me temperaturë

E ka mbyllur ne vendin e 7-te debutimin e saj në kampionatin Botëror Lara Colturi mes 10 të mirave të botës së skive alpine...

Protesta masive në Belgjikë, mijëra qytetarë të pakënaqur me reformat në pensione

Mijëra qytetarë morën pjesë në protesta masive në Bruksel kundër reformave të pensioneve të propozuara nga qeveria e re e Belgjikës. Protestuesit, që i...

Inteligjenca artificiale, konsumi i lartë i energjisë dhe ndikimi tek mjedisi

Ndërsa fuqitë botërore përpiqen të marrin rolin udhëheqës në teknologjinë e inteligjencës artificiale, ekspertët nxjerrin në pah koston që kjo teknologji shkakton ndaj mjedisit. Një...

PD dhe SPAK heshtin, por pse nuk u mor nën hetim Erinda Ballanca

Interesant është fakti se në dosje thuhet se presioni punonjëses iu bë personalisht nga Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, bashkë me Bushkën. SPAK ka vendosur të...

Lajme të tjera

Web TV