Duket se Gjesti ka ‘infektuar’ edhe zgjedhjet në Kosovë. Një vajzë, të paktën kështu duket nga dora me thonj të kuruar dhe me manikyr, ka vendosur ta kthejë fletën e saj të votimit në të pavlefshme, duke votuar, krahas Lëvizjes Vetë Vendosje, edhe për Gjestin.
Pasi i ka dhënë votën partisë së Albin Kurtit, ajo ka shkruar emrin e Gjestit dhe krah tij, shprehjen e famshme të banorit “Natën e mirë”.
Menjëherë fleta e saj, edhe pse e pavlefshme, u bë virale duke u shpërndarë me shpejtësi në rrjet.
S,M