Blic i antimafias në Palermo, 180 arrestime, mes tyre bosët e Cosa Nostra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një operacion i madh nga Drejtoria Antimafia e Palermos, ku kanë marrë pjesë mbi 1200 karabinierë, çoi në arrestimin e 181 personave, duke përfshirë edhe bosët nga pika të ndryshme të kryeqytetit sicilian dhe provincës.

Hetimi zbuloi skemën organizative të familjeve kryesore, biznesin e klaneve dhe përpjekjen e Cosa Nostra për të rindërtuar kupolën provinciale dhe për të reaguar ndaj autoriteteve që vitet e fundit kanë çuar në burgosjen e mijëra njerëzve.

Rrethet kryesore të përfshira në hetim janë ato të Santa Maria di Gesù, Porta Nuova, San Lorenzo, Bagheria, Terrasini, Pagliarelli dhe Carini.

Të arrestuarit akuzohen, në shkallë të ndryshme, për organizatë kriminale të tipit mafioz, tentativë vrasje, zhvatje, kryer ose në tentativë, rënduar me metoda mafioze, shoqatë me qëllim trafikimin e paligjshëm të narkotikëve, krime kundër pronës, kundër personit dhe lojëra të paligjshme të fatit.

Hetimet zbuluan sistemin e ri me të cilin u takuan bosët për të riorganizuar komisionin e ri krahinor, tashmë të fshirë një herë me arrestimet në dhjetor 2018.

Bosët e mafias në burg dhe ata ende të lirë kishin në dispozicion karta mikrosim dhe celularë të koduar, të futur ilegalisht në qeli, me të cilat flisnin pa u shqetësuar nga jashtë dhe jepnin urdhra për të tjerët.

Disa nga mafiozët e arrestuar ishin gati të fshiheshin. Kunati i shefit Nunzio Serio, për shembull, pasi gjeti GPS në Smartin e gruas së tij dhe kishte frikë se së shpejti do të dilte për të një urdhër gjyqësor, u largua nga Palermo për të ikur në veri. “Të gjithë jemi duke u bombarduar”, tha ai.

Një tjetër bos mafioz, pasi i shpëtoi ndjekjes së një patrulle të GdF, kishte planifikuar që bashkë me familjen të strehohej jashtë vendit dhe të siguronte pasuritë e grumbulluara nëpërmjet lojërave të fatit online.

Lexo edhe :  “Fëmijët duhet të trajtohen në spital”/ Mjekja: ISHP konfirmoi 5 raste me salmonelë

“Duhet të iki nga këtu… Duhet të ndërroj vendbanimin… Po largohem…”, tha ai, duke shtuar se Italia na është bërë e pakëndshme./kb

Të fundit

Youtuberi i famshëm “IShowSpeed” takohet me Ramën dhe Dukën në Mynih: Më mungon Shqipëria

Youtuberi i famshëm IshowSpeed ka ritakuar sërish kryeministrin e Shqiperise, Edi Rama, por këtë herë me të ka qenë...

Helmimi i fëmijëve nga salmonela, reagon pala e akuzuar: Jemi kompani ndërtimi

Në lidhje me lajmet e shpërndara sot, sipas të cilave kompania “Xhenis-SH” sh.p.k. ka qenë furnizuesja me vezë e kopshtit në qytetin e Gramshit,...

Kërkuan rinumërim në Tiranë e Durrës, KAS rrëzon 4 kandidatët e PD-së

Kërkesat e katër kandidatëve të Partisë Demokratike për të rinumëruar kutitë e votimit në qarqet Tiranë e Durrës u rrëzuan nga KAS. Vendimi i Komisionit...

Ambasada Amerikane lëshon mesazhin e radhës: “Minimi i zgjedhjeve cenon partneritetin”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një mesazh të Samuel Samson, zyrtar i lartë në Byronë për Demokraci, të Drejtat e...

AKU: Vezët me salmonelë në Gramsh janë kontaminuar në kopsht, jo nga furnizuesi

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton opinionin publik se mostrat e marra në Kopshtin Nr. 1 Gramsh kanë rezultuar pozitive me Salmonelë. Por, pas verifikimeve...

Lajme të tjera

Web TV