Deutsche Welle: Qytetarët e Malit të Zi preferojnë më shumë Aeroportin e Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth 53 mijë pasagjerë nga Mali i Zi kanë fluturuar me avion nga aeroporti i Tiranës, sipas strukturave drejtuese të këtij aeroporti. Edhe sipas agjencive turistike nga Mali i Zi, ato sjpesh organizojnë transportin e klientëve të tyre deri në aeroportin “Nënë Tereza” dhe anasjelltas. Shërbimet e aeroportit të Tiranës po i shfrytëzojnë edhe mjaft qytetarë të Malit të Zi që jetojnë në vende të ndryshme të botës.

Zgjedhje më e madhe e destinacioeneve dhe çmime më të lira nga Tirana

Ky aeroport është rreth 140 kilometra larg Podgoricës dhe rreth këtyre dy destinacioneve duhet rreth tre orë me makinë, ndërkohë që nga Ulqini, Tivati dhe qytete të tjerë udhëtimi zgjat dukshëm më pak. Rruga deri në aeroportin e Tiranës është shkurtuar edhe me ndërtimin e autostradës Thumanë – Kashar, ndaj tani nga Mali i Zi në aeroport mund të arrihet edhe për 1 orë e 30 minuta.

“Situata e transportit ajror në Mali të Zi alarmante dhe me probleme të mëdha”

Aktualisht Mali i Zi ka dy aeroporte – në Podgoricë dhe në Tivat. Por numri i pamjaftueshëm i fluturimeve, zgjedhja e dobët e destinacioneve dhe biletat e shtrenjta janë arsyet përse qytetarët thonë se zgjedhin aeroportin e Tiranës për fluturime. Nga dy aeroportet në Mal të Zi  mund të fluturosh  vetëm në disa destinacione, sepse me rritjen e  çmimit të taksës në aeroportin e Podgoricës, fluturimet  me kompanitë low cost Rynair dhe Wizzer kanë anuluar disa destinacione, ndërkohe që nga Tirana zgjedhja është gjithnjë e më e madhe.

Mali i Zi duhet të rishikojë menjëherë prioritetet e tij, të investojë në lidhjet ajrore dhe të përmirësojë infrastrukturën për të shfrytëzuar potencialet e tij dhe për të mbetur konkurrues në rajon. Kryetari i shoqatës së punëdhënësve të Malit të Zi Vasilije Kostic thotë, se  pa një strategji të qartë dhe hapa të vendosur, vendi do të vazhdojë të mbetet pas fqinjëve, me pasoja afatgjata negative për zhvillimin e tij ekonomik.

Lexo edhe :  Berisha takon drejtuesit e Forza Italia, fokus te bashkëpunimi dhe zhvillimet në Shqipëri

Sipas tij, Mali i Zi po vuan nga një akses ajror i dobët, që ka një ndikim të rëndësishëm në ekonominë e vendit. Ekspertët paralajmërojnë, se përmirësimi i infrastrukturës turistike në Malin e Zi është thelbësor për përparimin e ardhshëm ekonomik të vendit, duke theksuar nevojën për investime të mëdha në kompaninë ajrore kombëtare dhe infrastrukturën e përgjithshme. /Deutsche Welle/      S,M

Të fundit

Dy anije dhuratë nga Italia/ I shtohen flotës shqiptare për monitorimin në det

Italia i dhuron Shqipërisë dy anije të klasit “Vedeta 2000”. Anijet si donacion i Guardia di Finanzza, i shtohen...

Rama shkon sërish në Bashkinë e Tiranës

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sërish në ambientet e Bashkisë së Tiranës ditën e sotme, pasi në mëngjes zhvilloi një takim me nënkryetarët e...

Tirana, 105 vjet kryeqytet i Shqipërisë

Më 11 Shkurt të vitit 1920, Tirana u caktua përkohësisht kryeqyteti i Shqipërisë dhe në të u vendosen organet e larta të shtetit shqiptar,...

Në hetim nga SPAK/ Reagon sërish Klotilda Bushka: Ç’punë kam unë në çështjen e Veliajt?

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka ka reaguar lidhur me hetimet që SPAK po kryen ndaj saj, e cila u zbulua dje pas arrestimit...

NBA/ Debutim ëndrrash tek Lakers, Luka Doncic rrëmben zemrat e tifozerisë vendase

Mbrëmja e së hënës risolli vëmendjen e sportdashësve amerikanë tek NBA pas finales së madhe të Super Bowl. Vëmendjen kryesore e mori sigurisht ekipi i...

Lajme të tjera

Web TV