Kreu i PD Sali Berisha, në fjalën e tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dha udhëzime për kandidatët për deputetë.
Berisha u shpreh se çdo kandidat për deputet duhet të regjistrojë 300 emigrantë për të votuar. “Çdo kandidat për deputet duhet të regjistrojë 300 emigrantë dhe ta dokumentojë këtë me screen shot-et e regjistrimit të tyre që paraqesin qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë”, tha Berisha.
Sali Berisha: Çdo kandidat për deputet duhet të regjistrojë 300 emigrantë dhe ta dokumentojë këtë me screen shot-et e regjistrimit të tyre që paraqesin qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë.
Puna më e madhe e tyre është në qytetet dhe në fshatrat tona, gjetja e inkurajimi i tyre. Ky do ishte investim i madh i kandidatit për fitoren e Partisë Demokratike./kb