Meningiti akut prek 14-vjeçarin në Durrës/ Nxënësit në panik, nuk shkojnë në mësim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një fëmijë nga Durrësi është prekur nga meningiti akut. 14-vjeçari është shtruar të premten e javës së kaluar në spitalin e Durrësit dhe më pas u transportua në QSUT.

Drejtoresha e shkolles “Kushtrimi i Lirisë” Merita Bekteshi, që mezi i mban lotët për shkak se gjendja e nxënësit nuk është e mirë shprehet se sot ka pasur shumë mungesa në shkollë pasi prindërit janë në panik.

Ky është rasti i dytë në Durrës, pas vdekjes së 17-vjecares nga meningiti akut dy muaj më parë.

“Jemi vënë në dijeni mbrëmjen e djeshme (e hënë) pas procesit mësimor. Shkolla jonë bën mësim turn i dytë dhe e kemi mbaruar mësimin në 17:30 dhe në orën 19:00 jam vënë në dijeni nga mjekja epidemiologe e se nxënësi i klasës 8 B me iniciale H.A. ka dalë pozitiv me meningjit bakterial.

Të premten ka qenë në shkollë nxënësi dhe nuk ka pasur shenja të gripit apo dicka tjeter. Sëmundja ka evuluar të shtunën e të dielën. Mjekja e NjVShK më ka thënë që nxënësit e klasës dhe mësuesit që kanë dhënë mësim në atë klasë duhet të marrin antibiotik. Ditën e sotme, mqs këtu bëjmë mësim dy shkolla, pyeta vetë nëse duhet bërë dezinfektim në shkollë, por më thanë që nuk është e nevojshme.

Sot, siç e prisnim në klasën e 8-të B, ka patur shumë mungesa në klasë për shkak të panikut. Gjendja e nxënësit të sëmurë është problematike dhe normal që prindërit e tjerë janë të shqëtësuar. Gjendja është kjo që është, por mendoj se s’ka nevojë për panik tek nxënësit e tjerë. Ky është rasti i dytë që ndodh në Durrës dhe është shqetësuese. Uroj që fëmija të shërohet”,- shprehet Bekteshiu./e.t

Të fundit

Ndarja nga jeta e Shaban Muratit/ Begaj: Dhimbje për mikun tim, la pas vepra të rralla

Ndarja nga jeta e diplomatit Shaban Murati në moshën 79-vjeçare ka tronditur jo vetëm familjarë, të njohur dhe miq...

Që do të ndodhë një gjë e madhe, do të ndodhë. Është llaf i sigurt!

Nga Mentor Kikia Së shpejti do të ketë arrestime të bujshme! Nga të gjithë analistët, që janë bërë të tillë pa shkelur një ditë në rrugën...

Dëbora mbulon Shkodrën, disa fshatra pa energji elektrike

Në qarkun e Shkodrës kanë nisur reshjet e dëborës. Edhe pse reshjet e dëborës kanë qenë të dendura, qarkullimi në akset rrugore Hani i...

“Politikat e qeverisë kanë dështuar”, Meta: Shqipëria ka nevojë për ndryshim urgjent

Në një postim të tij në Facebook, ish-presidenti Ilir Meta ka shprehur kritikën e tij për modelin aktual të ekonomisë shqiptare, duke e konsideruar...

“Prisnim për tu bërë tre”, Rozana Radi përlot banoret me letrën dedikuar bashkëshortit

Në prag të Shën Valentinit, banorët i kanë dedikuar nga një letër personit të zemrës. Letra e Rozana Radi për bashkëshortin e saj, e ndjerë...

Lajme të tjera

Web TV