Një grup investitorësh të udhëhequr nga miliarderi amerikan Elon Musk ka ofruar 97.4 miliardë dollarë për të marrë kontrollin e OpenAI, gjë që, sipas Wall Street Journal, ka nxitur grindjen e tij me CEO të kompanisë, Sam Altman.
Gazeta raportoi se avokati i Musk, Mark Toberov, ia dorëzoi ofertën bordit të drejtorëve të OpenAI sot.
Megjithëse oferta ishte e pakërkuar, ajo mund të prishë planet e Altman për të ardhmen e OpenAI, të cilat përfshijnë kthimin e saj në një kompani fitimprurëse dhe investimin deri në 500 miliardë dollarë në infrastrukturë për të mbështetur inteligjencën artificiale përmes Stargate, një sipërmarrje e përbashkët në të cilën Altman ka një aksion.
Musk më parë ndihmoi në lançimin e OpenAI, ku Altman tani është CEO, por ai nuk ka më asnjë lidhje me kompaninë.
“Jo faleminderit, por ne mund të blejmë Twitter për 9.74 miliardë dollarë nëse dëshironi,” u përgjigj Altman në Platformën X.
Musk u përgjigj shpejt duke shkruar “mashtrues”.
“Nuk është kurrë e mërzitshme në X,” shtoi ai.
Musk bashkëthemeloi OpenAI, por ndërpreu lidhjet me kompaninë në vitin 2018 pasi dështoi të bindë drejtuesit e tjerë të saj për ta vënë atë në krye të njësisë fitimprurëse OpenAI ose për të bashkuar kompaninë me Tesla.
Musk dhe Altman po luftojnë në gjykatë për drejtimin e ardhshëm të OpenAI.
Të dy Musk dhe Altman filluan OpenAI si një organizatë bamirëse në 2015.
Kur Musk u largua, Altman u bë CEO dhe kompania krijoi një filial fitimprurës për të mbledhur para nga investitorët dhe Microsoft.
Tani Altman dëshiron ta kthejë filialin e tij në një kompani tradicionale, shkruan gazeta./kb