Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës:“Na duket sikur jemi në një ëndërr të keqe”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anuela Ristani, nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, ka folur në ceremoninë e 105-vjetorit të Tiranës kryeqytet.

“Askush nga ne këtu dot nuk e kishte menduar që do ishim ne të pestë këtu në podium, dhe jo 5, por 50 apo 500 nuk do ta kishim mbushur atë boshllëk që të gjithë ndjejmë. Në më shumë se një dekadë, punë të përditshme, shumë intensive, ajo që na ka bashkuar dhe kemi lënë kockat, nuk kemi përputhet aspak më imazhin e pikturuar 24 orëshin e fundit.

Ne na duket sikur jemi në një ëndërr të keqe dhe na duket se do zgjohemi po në atë sallë që u ndamë dje në mëngjes. Ndërsa ndanim përgjegjësitë, listat e detyrave, kalonim batuta, siç bënim çdo të hënë në mëngjes.

Tirana është më e madhe se sa ne, është më e madhe se sa puna jonë.  Kushdo qofshim ne, është puna ajo që ngelet pas, ajo që del në pah. Në fund del edhe diçka tjetër, e vërteta.  Detyra jonë sot është që të vazhdojmë ta bëjmë Tiranën të shkëlqejë edhe më fort.

Jemi të bindur se me ndihmën e kryeministrit, i cili ka qenë pranë nesh gjatë këtyre orëve të vështira, dhe të gjithë qytetarëve dhe bashkëpunëtorëve, do ta rimarrim ritmin e humbur dhe goditja e befasishme nuk do të na hutoje. Ne do të vazhdojmë të ecim përpara. Goditja e befasishme nuk do të na hutojë, por përkundrazi do të na motivojë”, tha ajo./k.k

Të fundit

Collen Hyland merr detyrën e zv/Ndihmës Sekretares së Shtetit

Collen Hyland pritet të marrë detyrën e zv.Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, duke zëvendësuar në këtë pozicionin Alexander Kasanof....

“Nëse një ditë do të trokasësh në portën time”… sërish do ta hap

Nga Leonard Veizi Klaudia shiti pikturat e çmuara të familjes dhe sendet e tjera me vlerë të nënës së saj vetëm që të siguronte dozat...

17 vite nga masakra e Gërdecit, familjarët e 26 viktimeve ende në kërkim të drejtësisë

Sot shënohen 17 vite nga shpërthimi tragjik në Gërdec, ku 26 persona humbën jetën dhe rreth 300 u plagosën në fabrikën e demontimit të...

Tuneli i Murrizit del në dritë në prag fushate

Ditën e djeshme u hap Tuneli i Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit. Pas gjashtë vitesh punime, kjo vepër çon drejt përfundimit gjithë segmentin...

Vuani nga alergjitë stinore? Ja 5 ushqime që ju ndihmojnë të shpëtoni përgjithmonë

Ditë të ngrohta, bimë të lulëzuara dhe një dëshirë e madhe për të shijuar një ditë në natyrë? Kjo është ëndrra e shumë njerëzve...

Lajme të tjera

Web TV