Presidenti Trump nënshkruan dekretin për 25% tarifa ndaj importeve të çelikut dhe alumini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Donald Trump vendosi të rrisë ndjeshëm tarifat ndaj importeve të çelikut dhe aluminit të hënën, duke anuluar përjashtimet dhe kuotat pa doganë për furnizuesit kryesorë nga Kanadaja, Meksika, Brazili dhe vende të tjera, një vendim që mund të rrisë rrezikun e një lufte tregtare me shumë vende.

Presidenti Trump nënshkroi urdhërat ekzekutivë për rritjen e normës së tarifave ndaj importeve të aluminit nga 10% në 25%. Veprimi i tij rikthen në fuqi një tarifë prej 25% për importet e çelikut dhe ato të alumini që hynin në Shtetet e Bashkuara pa paguar asnjë taksë, bazuar në marrëveshjet ekzistuese dhe mijëra përjashtime ndaj produkteve të tjera.

Dekretet janë zgjatime të tarifave bazuar në ligjin e sigurisë kombëtare 232, të nënshkruar nga Presidenti të Trump në vitin 2018 për të mbrojtur prodhuesit e çelikut dhe aluminit. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se përjashtimet kishin dobësuar efektivitetin e këtyre masave.

Gjatë mandatit të tij të parë, Presidenti Trump vendosi tarifa prej 25% për çelikun dhe 10% për aluminin, por më vonë i hoqi taksat për disa partnerë tregtarë, përfshirë Kanadanë, Meksikën dhe Brazilin.

Ish-presidenti Joe Biden më pas hoqi tarifat edhe për Britaninë, Japoninë dhe Bashkimin Evropian. Shfrytëzimi i kapaciteteve të çelikut në Shtetet e Bashkuara ka rënë në vitet e fundit.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt tha se tarifat e reja do të jenë një shtesë mbi detyrimet ekzistuese për çelikun dhe aluminin.

Presidenti Trump të hënën gjithashtu vendosi një standard të ri, që kërkon që importet e çelikut dhe aluminit të përpunohen në bazë të standarteve të Amerikës së Veriut para se të hyjnë në vend, për të shmangur hyrjen në Shtetet e Bashkuara të çelikut kinezë të përpunuar me standarte minimale.

Lexo edhe :  Plani tronditës i Trump për Lindjen e Mesme tërheq investitorët ndërkombëtarë

Këshilltari i Presidentit Trump për tregtinë, Peter Navarro tha se masat do të ndihmonin prodhuesit amerikanë të çelikut dhe aluminit dhe do të mbështesin sigurinë ekonomike dhe kombëtare të Amerikës. “Tarifat e e reja të çelikut dhe aluminit do t’i japin fund importeve të cilësisë së ulët të këtyre produkteve, do të nxisin prodhimin vendas dhe do të sigurojnë industritë tona të çelikut dhe aluminit si shtylla të sigurisë ekonomike dhe kombëtare të Amerikës”, u tha ai gazetarëve. “Kjo nuk ka të bëjë vetëm me tregtinë. Ka të bëjë me garancinë që Amerika nuk duhet të mbështetet kurrë te vendet e tjera për industri kritike si ajo e çelikut dhe aluminit.”

Presidenti Trump fillimisht paralajmëroi vendimin e tij për tarifat ndaj importeve të çelikut dhe aluminit të dielën, duke shtuar se ai do të deklaronte tarifa të tjera reciproke më vonë gjatë javës ndaj partnerëve tregtarë të Shteteve të Bashkuara./VOA/kb

Të fundit

Mot i paqendrueshëm, vranësira dhe reshje/ Si do të jenë temperaturat në fundjavë

Fundjava do të jetë nën ndikimin e motit të paqendrueshëm. Meterologia Lajda Porja thotë se të paraditen e së shtunës...

Nga biznesi, te futbolli shqiptar dhe jeta familjare; rrëfimi ndryshe i Armand Dukës

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ishte i ftuar pasditen e sotme në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Në një intervistë ndryshe nga të tjerat,...

Çfarë po ndodh me të moshuarit, hiqet pensioni i parakohshëm, ja kush preket

Qeveria ka vendosur që të heqë pensionet e parakohshme nëpërmjet reformës së re në skemën e sigurimeve shoqërore, ku do të preken edhe të...

Dosjet e Doktorit: Si PD ka përdorur drejtësinë për fushatë nga 2013

Nga Ylli Pata Natyrisht që fillimi është rasti Tahiri. Ministri i Brendshëm i PS-së, që edhe sot konsiderohet më popullori dhe që e riktheu policinë...

Migrena te fëmijët në rritje! Pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur parasysh gjatë trajtimit të...

Lajme të tjera

Web TV