Rama merr vendimin! Çfarë do të ndodhë me Bashkinë Tiranë pas arrestimit të Veliajt?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak pasi hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dolën nga Bashkia Tiranë duke marrë kryebashkiakun Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama është njoftuar teksa ishte në një vizitë në Shkodër.
Kjo e ka detyruar kryeministrin të ndërpresë vizitën në qytetin verior dhe të kthehet me urgjencë në Tiranë.

Burime nga Partia Socialiste thanë për Top Channel se nuk pritet ndonjë vendim politik nga Rama, deri në daljen përpara gjykatës të Erion Veliajt në 48 orët në vazhdim, ku do të shqyrtohet masa e dhënë “arrest me burg”.

Por si do të vijojë qeverisja e kryeqytetit pas këtij zhvillimi?

Skenari i parë, Erion Veliaj ia delegon kompetencat e drejtimit një prej dy nënkryetarëve.

Skenari i dytë, këshilli bashkiak mblidhet dhe ia delegon drejtimin një prej dy nënkryetarëve.

Por, kjo situatë drejtimi me nënkryetar nuk vijon pafundësisht.

Neni 62 i ligjit për pushtetin lokal parashikon se kur një kryetar bashkie nuk paraqitet në detyrë për tre muaj, atëherë propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak. E më pas vendimi merret prej Këshillit të Ministrave./    ,SM

Të fundit

Padi e re për P. Diddy/ Muzikanti e akuzon për përdhunim

P. Diddy është përballur me një padi të re për sulm seksual. Sipas “Us Weekly”, muzikanti pretendon se e...

Rast i ri me meningit akut në Durrës, 14-vjeçari dërgohet me urgjencë në QSUT

Një 14-vjeçar është shtruar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës pasi u paraqit në spitalin e Durrësit dhe u diagnostikua me meningit...

Tarifat amerikane, Hong Kongu paralajmëron padi në OBT

Hong Kongu do të paraqesë një ankesë për tarifat e fundit të vendosura nga SHBA tek Organizata Botërore e Tregtisë, duke pretenduar se e...

Pritet emetimi i Eurobondit 10-vjeçar të qeverisë shqiptare

Qeveria shqiptare pritet të realizojë këtë javë emetimin e Eurobondit të radhës. Sipas burimeve nga tregu financiar, Eurobondi do të ketë maturitet 10-vjeçar, ndërsa...

“Dje, ditë unike”, Berisha: Chris LaCivita mes shumë kërkesash zgjodhi Shqiperinë

Në një konferencë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar rëndësinë e ditës së djeshme, duke e quajtur një moment historik...

Lajme të tjera

Web TV