Rasti i Martin Canit, autori dërgohet në gjyq për vrasje, nën hetim stafi i shkollës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mario Përlleshi, i mituri që i mori jetën bashkëmoshatarit të tij Martin Cani më 18 nëntor të vitit të kaluar, pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet do të dalë në gjyq si ai akuzuar për “vrasje në rrethana cilësuese”.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin M.P., i akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave, e parashikuar nga neni 79, shkronja a) dhe dh) i Kodit Penal, në dëm të të miturve M.C. dhe L.M. Pas një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka përfunduar hetimet lidhur me procedimin penal nr.7676, të regjistruar datë 18.11.2024”, thuhet në njoftimin e organit të akuzës.

Gjithashtu, nga ana e Prokurorisë së kryeqytetit është vendosur të ndahen aktet e këtij procedimi, sa i përket atyre që lidhen me veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal, lidhur me veprimet apo mosveprimet e stafit të shkollës.

Këto akte janë regjistruar në një procedim tjetër për të cilin hetimet vazhdojnë pasi sipas organit të akuzës është e domosdoshme kryerja e veprimeve të tjera hetimore, me qëllim individualizimin e fajësisë dhe përgjegjësive penale konkrete.

Ngjarja e rëndë, ku mbeti viktimë e një goditje me thikë 14-vjeçari Martin Cani dhe u plagos shoku i tij Luis Meçe, ishte derivat i sherreve që kishin nisur mes të miturve në platformën TikTok. /e.t

Të fundit

Ndarja nga jeta e Shaban Muratit/ Begaj: Dhimbje për mikun tim, la pas vepra të rralla

Ndarja nga jeta e diplomatit Shaban Murati në moshën 79-vjeçare ka tronditur jo vetëm familjarë, të njohur dhe miq...

Që do të ndodhë një gjë e madhe, do të ndodhë. Është llaf i sigurt!

Nga Mentor Kikia Së shpejti do të ketë arrestime të bujshme! Nga të gjithë analistët, që janë bërë të tillë pa shkelur një ditë në rrugën...

Dëbora mbulon Shkodrën, disa fshatra pa energji elektrike

Në qarkun e Shkodrës kanë nisur reshjet e dëborës. Edhe pse reshjet e dëborës kanë qenë të dendura, qarkullimi në akset rrugore Hani i...

“Politikat e qeverisë kanë dështuar”, Meta: Shqipëria ka nevojë për ndryshim urgjent

Në një postim të tij në Facebook, ish-presidenti Ilir Meta ka shprehur kritikën e tij për modelin aktual të ekonomisë shqiptare, duke e konsideruar...

“Prisnim për tu bërë tre”, Rozana Radi përlot banoret me letrën dedikuar bashkëshortit

Në prag të Shën Valentinit, banorët i kanë dedikuar nga një letër personit të zemrës. Letra e Rozana Radi për bashkëshortin e saj, e ndjerë...

Lajme të tjera

Web TV