Administrata e Presidentit Donald Trump nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë, tha sot Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth.
Duke folur me gazetarët në Gjermani, Hegseth tha gjithashtu se do të bënte presion ndaj aleatëve evropianë që të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes kur të takohet me ta këtë javë.