Tirana, 105 vjet kryeqytet i Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 11 Shkurt të vitit 1920, Tirana u caktua përkohësisht kryeqyteti i Shqipërisë dhe në të u vendosen organet e larta të shtetit shqiptar, që dolën më 1920 nga Kongresi i Lushnjës (21-31 Janar 1920).

Përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet me statutin e Republikës Shqiptare në Janar 1925. Pas 1920 filloi popullimi me banorë të ardhur nga krahina e qytete të tjera të vendit.

Më 11 shkurt 1920, populli i Tiranës priti me entuziazëm Këshillin e Lartë dhe Qeverinë, e cila u vendos pikërisht në atë ndërtesë, ku tiranasit kishin ngritur flamurin në vitin 1912. Autoritetet e larta të shtetit shqiptar që dolën nga Kongresi, në marshimin e tyre (që nisi më 6 shkurt), kaluan në Kavajë dhe në pamundësi për të hyrë në Durrës, i cili ishte i pushtuar nga forcat italiane, u kthyen drejt Shijakut, për të mbërritur në Tiranë.

Arsyet që u vendos të shkohej drejt Tiranës qenë:

– Mosprania e forcave të huaja (pushtuese),

– pozita gjeografike në qendër të vendit,

– patriotizmi shumë herë treguar i popullsisë së trevës,

– ndodhja e disa ndërtesave që mund të përdoreshin si zyra.

Në këtë rrugëtim të rrezikshëm, rol kryesor pati Ministri i Brendshëm, Ahmet Zogu, i cili kishte përkrahësit e tij të armatosur. Sipas kujtimeve të bashkëkohësve, ka qenë moszbrapsja e tij përballë forcave italiane, (që tentuan t’i ndalonin përfaqësuesit e zgjedhur në Lushnje), moment kyç për suksesin e kësaj ndërmarrjeje.

Me të mbërritur në Tiranë, Këshilli i Naltë dhe qeveria, më 11 shkurt 1920, mes entuziazmit popullor, e shpallën atë kryeqytet të përkohshëm. Më 1922 Tirana u shkëput si nënprefekturë nga prefektura e Durrësit dhe u bë prefekturë më vete. Më 1923 ajo kishte 12.453 banorë. Më 1924 Tirana u bë arenë e luftës së brendshme politike, Revolucionit të Qershorit dhe rikthimit të Ahmet Zogut, i cili u vu në krye të shtetit, në fillim si kryetar i Republikës Presidenciale (1925-1928) pastaj si mbret (1928-1939).

Lexo edhe :  Filmi kinez i animuar thyen rekordin, fiton gati 800 milionë dollarë

Data 11 shkurt, datë në të cilën Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm, është e një rëndësie parësore në historinë tonë kombëtare; kjo zgjedhje lidhet ngushtë me veprimtarinë e dendur patriotike të tiranasve, para dhe pas pavarësisë./k.k

Të fundit

A ka ndryshuar qëndrimi për drejtësinë e re? Berisha: Vlerësoj çdo punonjës të SPAK

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sqaruar qëndrimin e tij ndaj institucioneve të drejtësisë, duke theksuar se nuk...

Komisioni Rregullator miraton modelin, ja si do të duket fleta e votimit për diasporën

Komisioni Rregullator në KQZ ka miratuar me 5 vota pro modelin e fletës së votimit për diasporën. Sipas propozimit, fleta e votimit për emigrantët (që...

Shtrohet me urgjencë në spital Papa Françesku

Paraditen e sotme, pas përfundimit të audiencave, Papa Françesku u shtrua në Poliklinikën Agostino Gemelli për disa ekzaminime të nevojshme diagnostikuese dhe për të...

Basha reagon me ironi ndaj sulmit të Berishës: Doktor pazari s’di në cilin vit jemi

Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar me ironi ndaj akuzave të Sali Berishës që lëshoi në emisionin “Opinion”. Basha ka zgjedhur të...

Rama ndan pamjet: Pediatria e specialiteteve në QSUT hap dyert për pak ditë

Pediatria e Specialiteteve në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, hap dyert për pak ditë. Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ndarë pamje...

Lajme të tjera

Web TV