Trump i cakton një detyrë të re Richard Grenell-it

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Donald Trump ka emëruar Richard Grenellin si Drejtor Ekzekutiv të Përkohshëm të Qendrës për Artet Skenike John F. Kennedy në Uashington. Ky vendim pason shpalljen e Trump-it se ai do të marrë rolin e kryetarit të bordit të Qendrës Kennedy, duke shkarkuar disa anëtarë të bordit aktual, përfshirë kryetarin David Rubenstein.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump deklaroi: “Kam kënaqësinë të njoftoj se Ric Grenell do të shërbejë si Drejtor Ekzekutiv i Përkohshëm i Qendrës Kennedy. Ric ndan vizionin tim për një epokë të artë të arteve dhe kulturës amerikane dhe do të mbikëqyrë funksionimin e përditshëm të Qendrës. Nuk do të ketë më shfaqje me “drag queen” apo propagandë anti-amerikane — vetëm më të mirat. Ric, mirë se vjen në show business!”.

Grenell, një aleat i ngushtë i Trump-it, ka shërbyer më parë si ambasador i SHBA-së në Gjermani dhe si Drejtor i Përkohshëm i Inteligjencës Kombëtare. Së fundmi, ai ishte i dërguari i posaçëm i Trump-it për misione speciale, duke përfshirë negociatat për lirimin e gjashtë amerikanëve të ndaluar në Venezuelë.

Qendra Kennedy, e cila merr financim shtetëror, është një nga institucionet kryesore të artit në SHBA dhe ka pasur prej kohësh mbështetje dypartiake. Ndryshimet e fundit në udhëheqjen e saj kanë ngjallur diskutime mbi politizimin e mundshëm të institucioneve kulturore.

Para zgjedhjeve në Kosovë, Grenell sulmoi disa herë Kryeministrin Albin Kurti, duke e quajtur jo të besueshëm. Pas kësaj deklarate, ai u përfshi në një debat në distancë me Kurtin./kb

Të fundit

Apple dhe Google rikthejnë TikTok, amerikanët mund ta shkarkojnë sërish aplikacionin

“Google Play” ka njoftuar se ka rikthyer TikTok në ‘dyqanin’ e tij të aplikacioneve në SHBA të enjten, pas...

14 Shkurti, Dita e të Dashuruarve, origjina dhe traditat

14 shkurti, Dita e të Dashuruarve, është një ditë e veçantë ku partnerët shkëmbejnë dhurata dhe shprehin dashurinë ndaj njëri-tjetrit. Lulet, bizhuteritë, çokollatat dhe kartolinat...

Padia ndaj Bardhit, SPAK kërkon shpalljen fajtor për deputetin demokrat

Në procesin që po mbahet në gjykatën e Posaçme për deputetin demokrat i paditur për shpifje nga ish-drejtori i policisë së Shkodrës Edmond Sula,...

“Fshesa” e Trump! Shkarkohen mijëra punonjës të qeverisë amerikane në periudhë prove

Administrata Trump të enjten intensifikoi përpjekjet e saj gjithëpërfshirëse për të zvogëluar numrin e punonjësve të qeverisë federale, punëdhënësit më të madh të vendit,...

Studim i ri: Ngrënia e ushqimit nga enë plastike rrit rrezikun e ndalimit të zemrës

Ngrënia e ushqimit nga enë plastike mund të rrisë ndjeshëm mundësinë e ndalimit kongjestiv të zemrës, zbulon një studim i ri dhe studiuesit dyshojnë...

Lajme të tjera

Web TV