Një 17 vjeçare i dha fund jetës së saj ditën e djeshme në Gjirokastër duke u vetëvarur në banesën e saj. Kanë qenë familjarët të cilët kanë gjetur trupin e pajetë të së resë e cila ndërmori këtë akt ekstrem.
Burime nga organi i Prokurorisë bëjnë me dije se është gjetur dhe sekuestruar një letër e shkruar në gjuhën angleze në të cilën ajo shkruante ‘ Po ndihem e bullizuar..’.
Letra si dhe sendet personale të së resë janë sekuestruar nga Prokuroria e cila ditën e sotme ka marrë në pyetje familjarët dhe rrethin miqësor të së ndjerës./k.k