Cili është qëndrimi i partive joserbe për Qeverinë e ardhshme të Kosovës?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësues politikë të komuniteteve pakicë joserbe në Kosovë, të cilët, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë hyrë në Kuvendin e Kosovës, do të mbështesnin – parimisht – cilindo mandatar për formimin e qeverisë së re, pavarësisht nëse do të vinte nga partia aktuale në pushtet, Vetëvendosje, apo nga partitë opozitare.

Disa nga ata, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë, kanë kushte për mbështetjen e kandidatit të ri për kryeministër, ndërsa të tjerë nënkuptojnë mbështetje të pakushtëzuar për cilëndo qeveri.

Në bazë të 99 për qind të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti mori më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, përkatësisht 47 nga 120 vendet parlamentare – megjithatë, jo mjaftueshëm për të formuar qeverinë e vetme.

Sipas rezultateve preliminare, Partia Demokratike e Kosovës pritet t’i ketë 25 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 20 dhe koalicioni i mbledhur rreth Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës 8.

Këto shifra mund të ndryshojnë pas numërimit të votave me kusht dhe të diasporës. Pas shpalljes së fitores në zgjedhjet e së dielës, Kurti tha se Vetëvendosja do ta formojë në mënyrë të pavarur qeverinë, që do të thotë se votat e komuniteteve pakicë mund të jenë vendimtare për zgjedhjen e saj.

Me shumë mundësi, e ashtuquajtura “qeveri e pakicës” do të formohej edhe nëse mandatar për kryeministër do të ishte dikush nga partitë aktuale opozitare, sepse për të zgjedhur një qeveri, duhen 61 vota. Sipas Kushtetutës së Kosovës, nga gjithsej 120 vende parlamentare në Kuvendin e Kosovës, 20 janë të rezervuara për komunitetet joshumicë – prej të cilave dhjetë për komunitetin serb dhe dhjetë për komunitetet tjera që jetojnë në Kosovë.

Lexo edhe :  SHBA/ Avioni merr flakë pas uljes, evakuohen pasagjerët

Kështu, komuniteti boshnjak i ka tri ulëse parlamentare, komuniteti turk dy, pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian (RAE) kanë nga një, një vend shtesë shkon për komunitetin nga radhët RAE që ka fituar më shumë vota, dhe një vend parlamentar i takon komunitetit goran.

Të fundit

Collen Hyland merr detyrën e zv/Ndihmës Sekretares së Shtetit

Collen Hyland pritet të marrë detyrën e zv.Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, duke zëvendësuar në këtë pozicionin Alexander Kasanof....

“Nëse një ditë do të trokasësh në portën time”… sërish do ta hap

Nga Leonard Veizi Klaudia shiti pikturat e çmuara të familjes dhe sendet e tjera me vlerë të nënës së saj vetëm që të siguronte dozat...

17 vite nga masakra e Gërdecit, familjarët e 26 viktimeve ende në kërkim të drejtësisë

Sot shënohen 17 vite nga shpërthimi tragjik në Gërdec, ku 26 persona humbën jetën dhe rreth 300 u plagosën në fabrikën e demontimit të...

Tuneli i Murrizit del në dritë në prag fushate

Ditën e djeshme u hap Tuneli i Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit. Pas gjashtë vitesh punime, kjo vepër çon drejt përfundimit gjithë segmentin...

Vuani nga alergjitë stinore? Ja 5 ushqime që ju ndihmojnë të shpëtoni përgjithmonë

Ditë të ngrohta, bimë të lulëzuara dhe një dëshirë e madhe për të shijuar një ditë në natyrë? Kjo është ëndrra e shumë njerëzve...

Lajme të tjera

Web TV