Mevlani do futet në BBV?/ Kur dy njerëz ndahen, dashuria e fortë mbetet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mevlan Shaba ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe”, aty ku u përmend edhe raporti me Livian, e cila ndodhet brenda “Big Brother Vip Albania 4”.

I pyetur nëse do të bëhej pjesë e BB VIP 4, ai u shpreh:

“Unë kam pasur shumë dëshirë me thënë të drejtën. Nuk e di në këtë pikë të lojës sa do t’ia vlente sepse edhe lojtarët kanë marrë pozicionet e tyre. Dihet që janë disa personazhe drejt finales dhe nuk e di sa do të më shërbente kjo hyrja ime. Kur them ‘jo’, më qan shpirti. Nuk e di”

Ti je në një mënyrë ose në një tjetër në Big Brother, falë historisë që përmend Livia

Mevlani: Kjo dihej tashmë.

Ndërkohë në emision, ritransmetohet momenti kur Livia lexon mesazhin dhe Mevlani preket, aq sa duket se do të qajë nga momenti në moment, gjë që vërteton se mesazhi ka ardhur nga ai.

Si e komenton Mevlan këtë video dhe a je ti autori i këtij mesazhi?

Mevlani: Mendoj që do të ishte mirë që kjo histori të mos përmendej fare aty brenda, por banorët shohin lajmet e shoëbiz-it se çfarë ndodh dhe sigurisht që do t’ia përdornin këtë gjë Livias. Mua nuk më pëlqen aspak me thënë të drejtën sepse duhet të merren me personazhin që është aty brenda, jo çfarë ka ndodhur jashtë. Është e gabuar sepse lëndohen njerëzit. Është një mesazh suportues.

Besoj e keni parë intervistën e Livias në ‘S’e luan topi’, është kërkuar një surprizë dhe i lexova një letër, ku Livia u përlot. Dy njerëz edhe pse ndoshta janë ndarë, është dashuria e fortë në mes. Unë u masakrova ato ditë, sepse u duk ajo vajzë po vuante dhe unë jo. Gjë që nuk është e vërtetë sepse ne u ndamë me mirëkuptim. Kur dy njerëz janë dashur fort, nuk ka asgjë të keqe se i dërgon një letër. Duke qenë se vetë nuk e shijova Big Brother-in tim dhe po e le ta shijojë Livia. Ndoshta mesazhi ishte pak i ekzagjeruar me ndjenjat, por të shkuarën nuk e mohon dot.

Lexo edhe :  Pas eleminimit nga BBVA, G Bani merr vendimin drastik dhe të papritur

Salsano: Ti e do ende Livian?

Mevlani: Pse më ke heq nga Instagrami?

Mesa duket, Mevlani ushqen ende njenja për Livian, pavarësisht se nuk do ta pranojë diçka të tillë, aq më tepër tani që pret të bëhet baba nga partnerja aktuale e tij. Prandaj asnjë prej përgjigjeve të tij nuk ishte konkrete, por e tërthortë, por ja që ‘sytë e tradhëtuan’ dhe sa keq që do dikë tjetër, por zgjedh të ndërtojë jetën me dikë tjetër, duke trishtuar jo vetëm veten, por edhe dy gra. /   S,M

Të fundit

Ardhja e Chris LaCivita/ Tabaku zbulon strategjinë që ka për ta çuar PD-në drejt fitores

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, e ftuar në studion e News 24 foli edhe për ardhjen e Chris...

‘U njohëm në skenë’/ Çifti i artistëve rrëfejnë historinë 47-vjeçare të dashurisë

Bruna Sota Hoxha dhe Rik Hoxha janë një çift i njohur artistësh në Fier, njohur në moshë të re në skenën e teatrit Bylis. Tashme...

Përhapja e meningitit, Bino: Nuk ka vend për panik, rastet janë sporadike

Shfaqja e një tjetër rasti me meningit në Durrës ka shkaktuar shqetësim të prindërit të cilët ditët e fundit kanë ngurruar të dërgojnë fëmijët...

Këto janë 5 vendet më të rrezikshme në botë, s’do të ktheheni të gjallë nëse shkelni atje

Bota është e mbushur me peizazhe mahnitëse, por disa prej tyre mbajnë kushte kaq ekstreme sa mbijetesa bëhet pothuajse e pamundur. Nga temperaturat e...

PAMJET/ Aksidentohen dy makina në kryeqytet, pasi u përplasën përfunduan në…

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Don Bosko të Tiranës. Burime për News 24 bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur pranë...

Lajme të tjera

Web TV