Nuk ka më paqe, SPAK-u “nën akuzë” nga Qeveria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arrestimi i Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, masës “arrest shtëpie” për bashkëshorten dhe masës ndaj 6 biznesmenëve kanë sjellë reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili ka vendosur jo vetëm të mos shkarkojë Veliajn, por të premtojë se tashmë nuk do të heshtë, duke e quajtur SPAK-un si “dalje nga shinat kushtetuese”.

Nga ana tjetër, në dosjen 370 faqe, Prokuroria Speciale ka renditur disa nga dyshimet për korrupsion nga ana e Veliajt dhe bashkëshortes së tij, në të paktën 9 raste. Gjithashtu SPAK akuzon se Veliaj ka shantazhuar agjentë të BKH-së gjatë kohës kur ishte nën hetim.

Një ditë pas arrestimit të kreut të Bashkisë Tiranë Erion Veliajd he masës “arrest shtëpie” edhe për bashkëshorten Ajola Xoxa janë publikuar materialet hetimore të SPAK. Prokuroria Speciale ka dyshime të arsyeshme se në të paktën 9 raste sipas tyre është vërtetuar “korrupsioni” ku biznesmenë ndërtues pasi siguronin leje ndërtimi finaconin “projekte” në disa Organizata Jo Qeveritare të drejtuar “de facto” nga Ajola Xoxa.

Siç është bërë me dije deri më tani ndaj Veliajt, rëndojnë akuza për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash. Episodi i parë që përshkruhet në dosjen e akuzës është lidhja e çiftit lidhja Veliaj-Xoxa me biznesmenin Gentian Sula të Kodrës së Diellit. Gentjan Sula dhe Veliaj njihen që nga viti 2004 dhe kanë bërë të paktën 3 udhëtime me carter jashtë vendit.

Po ashtu, rezulton se kur Erjon Veliaj ishte ministër i Punës, ka punësuar bashkëshorten e Sulës si zv.ministre. SPAK thotë gjithashtu se “kompania e Gentjan Sulës ka përfituar leje ndertimi dhe tendera pranë bashkisë së Tiranës dhe në këmbim i ka dhënë ciftit Veliaj-Xoxa një vilë në Qerret të Kavajës. Vila nuk rezulton në emër të kryetarit të Bashkisë apo bashkëshortes së tij, por sipas SPAK ata kanë qëndruar aty gjë që vërtetohet nga qelizat telefonike, nga dëshmitë e shoferit të Ajola Xoxës dhe personave të tjerë të besuar.

Lexo edhe :  “Veliaj është i dyshuar, jo i pandehur”/ Rama: Pa mua dhe PS nuk ka SPAK

Një tjetër biznesmen është Shkëlqim Fusha, i cili në këmbim të një leje ndërtimi në Yrshek ka kaluar një shumë parash në emrin e dy avokateve të lidhur me Xoxën dhe ata e kanë kaluar gjysmën e shumës në llogaritë e qendrës HARABEL që kontrollohet prej saj”. SPAK ka zbuluar gjithashtu se kompania e Meriman Palushit, ka marrë leje ndërtimi nga Erjon Veliaj në vitin 2019 për ndërtimin e një godinë banimi dhe shërbimi dhe ka financuar dy OJF Qendra Eventus dhe OJF BYL-A në shumën e 50 mijë eurove.

Të dyja OJF kontrollohen nga Ajola Xoxa. Bëhet fjalë për financim festivali artistik. Ndërsa Sokol Kryeziu po ashtu i njohur në fushën e ndërtimtarisë ka blerë 50 mln lekë piktura pranë NAN Gallery që kontrollohet nga Ajola Xoxa, ndërsa më herët ka qenë një fshesar në drejtorinë e Përgjithshme të Pastrim Gjelbërimit, punëtor ngarkim shkarkimi apo faturino.

Fatmir Bektashi ka marrë disa leje ndërtimi pranë bashkisë ka financiar sipas SPAK një udhëtim të citit në Roterdam të Holandës, si dhe dy aktiviteteve të për BYL-a të Ajola Xoxës për organizimin e dy festivaleve të ICDF (Internacional Contermporari Dance Festival). Të 5 biznesmenët janë nën masën e detyrimit për paraqitje. Ndërsa Elman Abule që tezulton në qendër të skemës së pastrimit të parave dhe firmosjes së faturave fiktive për llogari të kompanive të Xoxës, është nën arrest me burg.

Të fundit

Deputeti Sinaj vijon betejën me Bledjon Nallbatin, rekurs kundër pushimit të çështjes

Deputeti i Partisë Socialiste Vullnet Sinaj ka vendosur ti shkoj deri në fund betejes me drejtësinë në lidhjë më...

Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: Konstituohen 81 KZAZ në të gjithë vendin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur punën për konstituimin e 93 Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ-ve) në të gjithë vendin. Komisioni Qendror i...

Kush janë dy autorët që vodhën 100 mijë euro në banesën e mjekes së njohur

Dy të rinj janë shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës, pas grabitjes së 100 mijë eurove në banesën e mjekes infeksioniste Zhaneta Doçi....

Konferenca e Sigurisë në Munih: Shpresë e pasiguri për Ukrainën

Konferenca e shumëpritur e Sigurisë në Munih nisi të premten mes reshjeve të borës dhe thashethemeve të mëdha nëse ky tubim do të çojë...

Lulzim Basha feston Shën Valentinin, dedikim romantik për bashkëshorten

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, aktualisht kreu i demokratëve Euroatlantik, duket se është i vetmi nga politikanët që nuk nguron ta shfaqë dashurinë dhe të...

Lajme të tjera

Web TV