Tirana në 105 vjetor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fatos Çoçoli

Si një femijë që e sheh çdo ditë të rritet, ne nuk arrijmë të kuptojmë hapat gjigande të kryeqytetit. Dje, në 105 Vjetorin e saj, Tirana numëroi mbi 685 mijë banorë. Ne 10 vitet e fundit është shtuar me 240 mije banore, ose mbi 40 përqind.

Popullsia e Tiranës(qyteti) ndër vite
– 2001                    244 mije banore
– 2011                    388 mije banore
– 2014                    445 mije banore
– 2024                    685 mije banore

Kryeqyteti përfaqëson të vetmin qytet të Shqipërisë, që në 10 vitet e fundit është rritur papushim (Saranda, Vlora dhe Durrësi janë rritur vetëm në 5 vitet e fundit). Tirana shtohet me një ritëm mesatar 10-11 mijë banorë në vit.

Tirana evropiane

Në vitin 2022, Tirana jonë ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë, duke realizuar mbi një mijë aktivitete kulturore dhe artistike atë vit, ose gati tre të tilla në ditë. Ne vitin 2023, Tirana u bë Kryeqyteti Europian i Sporteve, ku më 25 maj 2023, mikpriti 22 mijë tifozë italianë dhe holandezë, për finalen e Ligës së Konferencës, gara e tretë më e madhe e futbollit evropian, pas Kupës së Kampioneve dhe Ligës së Kombeve

Gjatë vitit 2024, kryeqyteti ynë është qendra që drejton të gjitha bashkitë premtuese e në shtim të Ballkanit Perëndimor, për të promovuar projektet e tyre zhvillimore, përmes presidencës së rrjetit të bashkive të Ballkanit, të quajtur “B-40”, duke i përgatitur këto bashki dhe komunitetet e tyre për integrimin në Bashkimin Evropian.

Për vitin 2025, titulli “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut” është një titull që iu dha nga Unioni për Mesdheun, një organizëm ndërqeveritar me 43 shtete anëtare, me të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian, me shtetet e Ballkanit që lagen nga Mesdheu, duke përfshirë edhe vendet nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore.

Titulli “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut” gjatë këtij viti synon ta kthejë Tiranën në një urë që lidh qytetet dhe kulturat, midis vendeve të rajonit të Mesdheut.

Aktivitetet që do të ndërmerren gjatë vitit 2025 do të jenë në fokusin e bashkëpunimit midis gjithë aktorëve kombëtarë e ndërkombëtarë të cilët merren me çështjet e kulturës dhe dialogut. Organizimi i këtyre aktiviteteve do të sjellë përveç të tjerave edhe rritjen e numrit të vizitorëve dhe turistëve në kryeqytet.

Tirana ekonomike

Në 10 vitet e fundit, Tirana jonë është rritur edhe në vlerë të aseteve të saj, shtëpi, dyqane, etj.  Vlera mesatare e një metri katror apartament ose dyqan në kryeqytet sot është një mijë e 350 euro, në një kohë kur 10 vite më parë ishte vetëm 680 euro. Nga viti 2014 deri tani, ky çmim mesatar është dyfishuar.

Vlera mesatare e një metri katror në Tiranë
– Apartament 2014           680 euro/m2
– Apartament 2024           1,320 euro/m2
– Dyqan 2014                   1,460 euro/m2
– Dyqan 2024                    2,410 euro/m2

Qytetarët sot kanë në dorë apartamentet e tyre, me një vlerë dy herë më të madhe nga viti 2014, në sajë të investimeve të bashkisë së kryeqytetit, qeverisë qendrore, sidomos me Unazën e Madhe të Tiranës, si dhe përqëndrimit të aktivitetit ekonomik në Tiranë.

Në kryeqytet pulson mbi 60 përqind e ekonomisë së vendit dhe qarkullojnë rreth 63 përqind e fondeve shtetërore dhe private të Shqipërisë.

Nga 104 mijë sipërmarrje aktive të regjistruara në të gjithë vendin, rreth 68 mijë veprojnë në Tiranë. Kryeqyteti rritet çdo ditë me ndërtimet e reja. Në raport me sipërfaqen e tij, kryeqyteti yne ka ritmin më të lartë të shtimit të sipërfaqeve të reja të banimit dhe për biznes, në nivel të kryeqyteteve të rajonit.

Lexo edhe :  Sa kushton një fëmijë në Shqipëri?

Në Evropë, ai renditet kryeqyteti i i dytë me ritmin më të lartë të ndërtimeve, në raport me sipërfaqen.

Tirana me Unazë të Madhe

Tirana ka sot unazën e saj të madhe. Unaza e Madhe përfundoi dhe u inagurua më 30 dhjetor 2024. Ajo ka një gjatësi prej 28,8 kilometrash dhe është e ndarë në katër segmente: Unaza Veriore, e cila fillon te ish-Sheshi Shqiponja dhe përfundon tek Mbikalimi në Shkozë, Unaza Perëndimore, e cila fillon tek ish-Sheshi Shqiponja dhe përfundon tek Mbikalimi tek Pallati me Shigjeta, Unaza Jugore, që nis tek Mbikalimi tek Pallati me Shigjeta dhe përfundon tek Rrethrrotullimi i TEG, si dhe Unaza Lindore, e cila nis tek Rrethrrotullimi i TEG-ut dhe përfundon tek Mbikalimi i Shkozës, duke përfshirë segmentin nga Mbikalimi i Shkozës e deri tek Materniteti i ri.

Të gjitha arteriet kryesore rrugore të vendit, ku qarkullon më shumë se 80 përqind e tregtisë dhe e biznesit të Shqipërisë, lidhen me Unazën e Madhe të Tiranës.

Në të gjitha zonat ku Unaza e Madhe kalon, ky segment rrugor ka gjallëruar jetën e komuniteteve përreth dhe ka shtuar me një mesatare dy deri trefish në pesë vitet e fundit, vlerën e pronave dhe të investimeve të banorëve që jetojnë shumë pranë Unazës, si dhe në zonat përreth saj.

Për shembull, vlera e një apartamenti banimi 100 m2 në Astir ka shkuar, nga 400 euro metri katror në periudhën përpara përfundimit të segmentit të Unazës në Astir, në mbi 1 mijë euro metri katror sot, ose rritur me 2.5 herë!

Tirana turistike

Tirana, ashtu si Shqipëria, ka zgjedhur qartësisht modelin e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit, bazuar në tre elementë themelorë: mjedis, aktivitete sociale dhe aktivitete ekonomike.

Tirana po njihet me shpejtësi si qyteti dhe destinacioni i ri më atraktiv në Evropë, duke tërhequr vizitorët e shumtë me ndërthurjen e tradicionales me modernen, me jetën aktive të natës, me kulinarinë, me peizazhet e bukura përreth saj, etj.

Kryeqyteti është kthyer në një tërheqje për turistët e huaj, por edhe banorët e tij, si dhe vizitorët nga qytete të tjera mund të argëtohen në aktivitete të ndryshme në çdo ditë të javës.

Referuar shifrave zyrtare të INSTAT, kryeqyteti shqiptar e mbylli turizmin për periudhën nga janari deri në tetor 2024 me afro 9 milionë e 680 mijë vizitorë, ose 16,7% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Një shtim të tillë të vizitorëve të huaj brenda një viti, nuk e ka përjetuar asnjë kryeqytet tjetër në Evropë. Në kryeqytetin tonë gjen turizmin kulturor, atë artistik, historik dhe të natyrës, nomad digjital dhe dentar, apo shëndetësor në tërësi.

Edhe tani, në shkurtin e ftohtë, rrugët e kryeqytetit i shet plot me vizitorë të huaj, kryesisht italianë, por ka edhe gjermanë dhe britanikë.

105-vjetori i shpalljes së Tiranës si kryeqytet, e gjen këtë qytet të madh e pulsues në ditët e tij më të mira. Bashkia ka mundur të krijojë 12 mini qendra në zonat më të populluara, që funksionojnë si 12 mini-qytete brenda kryeqytetit.

Me ritmin e lartë me të cilin kryeqyteti ynë shtohet në banorë dhe ndërtesa, brenda 4-5 viteve të ardhshme, më shumë se gjysma e vendit do të jetojë në Tiranë, në qytetin që nuk fle, por punon dhe rritet./    S,M

Të fundit

‘U njohëm në skenë’/ Çifti i artistëve rrëfejnë historinë 47-vjeçare të dashurisë

Bruna Sota Hoxha dhe Rik Hoxha janë një çift i njohur artistësh në Fier, njohur në moshë të re në...

Përhapja e meningitit, Bino: Nuk ka vend për panik, rastet janë sporadike

Shfaqja e një tjetër rasti me meningit në Durrës ka shkaktuar shqetësim të prindërit të cilët ditët e fundit kanë ngurruar të dërgojnë fëmijët...

Këto janë 5 vendet më të rrezikshme në botë, s’do të ktheheni të gjallë nëse shkelni atje

Bota është e mbushur me peizazhe mahnitëse, por disa prej tyre mbajnë kushte kaq ekstreme sa mbijetesa bëhet pothuajse e pamundur. Nga temperaturat e...

PAMJET/ Aksidentohen dy makina në kryeqytet, pasi u përplasën përfunduan në…

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Don Bosko të Tiranës. Burime për News 24 bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur pranë...

VIDEO/ Berisha mesazh shqiptarëve në Gjermani: Votoni CDU dhe kancelarin Fridrich Merz

Kryetari i PD, Sali Berisha, i është drejtuar me një mesazh shqiptarëve që jetojnë në Gjermani, duke i ftuar të votojnë aleatin e demokratëve,...

Lajme të tjera

Web TV