Veliaj, sot para gjykatës/ Avokati Hoxha: Masa e arrestit në burg, e gabuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Arbër Hoxha thotë se masa e arrestit në burg”, vendosur ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është e gabuar.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Hoxha u shpreh se në disa raste, Prokuroria e Posaçme është më e ashpër sesa duhet, dhe shtoi se masa e arrestit shtëpiak, do ishte më e përshtatshme.

“Nëse do t’i qëndrojmë koherent asaj që kemi thënë, SPAK dhe GJKKO, por edhe gjykatat në tërësi, kanë masën e sigurisë “arrest në burg”, është e tepruar. Unë jam i mendimit që krimet e larta duhet të ndiqen me masë sigurimi, por shumica duhet të ndiqen me arrest shtëpie.

Janë shpenzuar 15 milionë euro fon te BE për mbikëqyrje elektonike. Nëse do funksiononte, masa arrest shtëpie, jo vetëm për zotin Veliaj, por edhe të gjithë zyrtarët që dyshohen, mund të ishte e përshtatshme.

Shqipëria është kthyer me kohë në një republikë, jo të prokurorëve, por të mungesës së gjykatave. Nuk duhet ngritur zëri vetëm në rastin e zotit Veliaj. Qytetarët kanë vite që presin drejtësi. Duhet të mbahet edhe një lloj standardi të paktën. Duhet ngritur zëri, sa ka nevojë për drejtësi.

Drejtësinë e meritojnë të gjithë shqiptarët. Duke qenë se nuk ka ndryshuar ndonjë gjë e madhe në 72 orët e fundit, besoj se do të qëndrojë në masën “arrest në burg” zoti Veliaj.

Të pakta janë shanset ligjërisht që vendimmarrja në raport me zotin Veliaj të jetë e ndryshme nga ajo e para 72 orëve. Të pakta janë shanset për të ndryshuar masën e sigurimit”, theksoi ai./     S.M

Të fundit

Ardhja e Chris LaCivita/ Tabaku zbulon strategjinë që ka për ta çuar PD-në drejt fitores

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, e ftuar në studion e News 24 foli edhe për ardhjen e Chris...

‘U njohëm në skenë’/ Çifti i artistëve rrëfejnë historinë 47-vjeçare të dashurisë

Bruna Sota Hoxha dhe Rik Hoxha janë një çift i njohur artistësh në Fier, njohur në moshë të re në skenën e teatrit Bylis. Tashme...

Përhapja e meningitit, Bino: Nuk ka vend për panik, rastet janë sporadike

Shfaqja e një tjetër rasti me meningit në Durrës ka shkaktuar shqetësim të prindërit të cilët ditët e fundit kanë ngurruar të dërgojnë fëmijët...

Këto janë 5 vendet më të rrezikshme në botë, s’do të ktheheni të gjallë nëse shkelni atje

Bota është e mbushur me peizazhe mahnitëse, por disa prej tyre mbajnë kushte kaq ekstreme sa mbijetesa bëhet pothuajse e pamundur. Nga temperaturat e...

PAMJET/ Aksidentohen dy makina në kryeqytet, pasi u përplasën përfunduan në…

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Don Bosko të Tiranës. Burime për News 24 bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur pranë...

Lajme të tjera

Web TV