Basha: Edi Rama i frikësuar për fatin e tij, po sulmon drejtësinë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i grupimit Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, që sipas tij sulmoi drejtësinë.

Në një postim në Facebook, Basha akuzon Ramën se nuk u shqetësua kur qytetarët burgoseshin për fatura të papaguara apo mbrojtjen e shtëpive të tyre, por tani, i frikësuar për veten, sulmon SPAK dhe mbron korrupsionin.

Sipas Bashës, Rama po përpiqet të distancohet nga Erion Veliaj për të shmangur pasojat e aferave të përbashkëta. Ai thekson se Shqipëria meriton një qeveri që lufton korrupsionin dhe mbron qytetarët, duke përmbyllur mesazhin me thirrjen: “Shqipëria meriton drejtësi!”

Postimi i plotë i Bashës:

“Edi Rama nuk u shqetësua kur burgosi burra, gra e fëmijë vetëm se s’paguanin dot faturën e dritave apo mbronin shtëpitë e tyre, të cilat ua shembi në mënyrë të paligjshme për të ndërtuar kulla korrupsioni.

Sot, i trembur se Erion Veliaj do ta marrë pas vetes për çfarë kanë bërë bashkë me bankomatin e tyre, siç e konsiderojnë ata Bashkinë e Tiranës, bën si i përdëllyer për burgosjen e tij. 

Sulmet ndaj SPAK dhe mbrojtja e korrupsionit janë prova kokëforta se Edi Rama nuk mund të qëndrojë më në pushtet. Shqipëria meriton një qeveri që lufton korrupsionin dhe mbron interesat e familjeve shqiptare”./e.t

Të fundit

KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin e Gjirokastrës Arben Dosti

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjirokastrës, Arben Dosti. Vendimi për shkarkimin u shpall...

Luiza Gega mbështeti Veliajn para SPAK/Blushi: Ka shkelur ligjin për disiplinën ushtarake

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka komentuar prezencën e sportistes Luiza Gega e cila ditën e djeshme (12 shkurt) u bë pjesë...

Veliaj prokurorit Ols Dado: Ku qëndron rreziku, që më mbani në burg? Apo keni frikë se…

Gjatë dëshmisë në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë Veliaj është shprehur se s’ka asnjë arsye që ai të mbahej në arrest me burg sepse...

Nga xhenxhefili te kanella, ja erëzat që nxisin në mënyrë natyrale metabolizmin

Rritja e metabolizmit është një nga rezultatet më të dëshiruara në një dietë dhe mënyrë jetese të shëndetshme. Natyra, për fat, ofron shumë barishte...

Derbi Everton-Liverpool, sherr masiv në fushë, ndërhyn edhe Policia

Një sherr masiv ka ndodhur në fushë gjatë derbit Everton-Liverpool, prej atyre që në Premier Ligën angleze kishte kohë që nuk shiheshin. Pas barazimit të...

Lajme të tjera

Web TV