Kreu i PD-së, Sali Berisha teksa hynte në Parlament ka treguar arsyet, që sipas tij Erion Veliaj u transferua në paraburgimin në Durrës.
Në një prononcim për mediat, ish kryeministri u shpreh se Veliaj u transferua në Durrës me qëllim që ti bëhet presion për të mos folur. Ai thekson se është ndjekur e njëjta formulë si me Lefter Kokën.
“E çon Erion Velisë Pojën për tia mbyllur gojën. E coi në Durrës dhe atje i dërgon Troplinin. Por unë i them Troplinit që nëse i bën kërcënimin më të vogël do kesh ndëshkimet ligjore më të tmerrshëm. Këtë e ka bërë edhe me Lefterin, e ka formulë ai. E coi Lefterin në Durrës, e la aty dhe i tha fol po deshe. Të njëjtën gje po i bën edhe Erionit.
Tronditëse është fakti se e ka dërguar në qeli në Durrës dhe do ti dërgojë Pojën që ti mbyllë gojën. Pra funksionin në një kod mafioz të tmerrshëm. Duket se Velica ka bërë garë me gruan e Assadit. Megjithatë që qindra artikuj janë përjshtuar nga Skapi” tha kreu i PD” tha Berisha.
Ai komentoi edhe protesten para SPAK nga mbeshtetes se Erion Veliajt: “Unë nuk kam parë asnjë militant të PS, por policë dhe rrogëtar të Bashkisë. Unë bëj një konferencë shtypi, kurse ky dërgon policinë bashkiake.”/ S,M