Kryeministri Edi Rama në prezantimin e modulit AI të zhvilluar brenda platformës së Integrimit Europian dhe anëtarësimit, e cila përdoret çdo ditë nga më tepër se 1400 ekspertë integrimi.
“Dje ishte një tjetër moment historik në proces, kështu quhen në gjuhën e Brukselit dhe në gjuhën e vendeve të tjera që negocionojnë, momentet kur hapet një derë tjetër.
Shqipëria mori letrën e rezidencës polake, të këshillit të BE, ku na thuhet se vendi ynë është gati të çel negociatat edhe për grupkapitullin e tretë. Letra i kërkon BE, paraqitjen e pozicionin negociues për 8 pika. Kjo letër pasoi me shpejtësi dhe me procesin e negociatave kemi hyrë me një shpejtësi shembullore. Kjo shpejtësi lidhet me krijimin e kushteve. Në 29 janar Shqipëria mori letrën e presidentes polake, për grupkapitullin e dytë. Me këto grupletra të hapura ne bëhemi të dytë në rajon. Mos harroni nga e kemi nisur, si vrima e fundit e kavallit. Nuk na qaste njëri dhe nuk na jepnin as statusin e fundit të kandidatit.
Besoj që jemi në një kulm dhe sfida e këtij kulti është të ruajmë ritmin për të cilin jemi mbledhur dhe këtu sot. Sepse siç e kam thënë kohë më parë dhe e kemi përsëritur me Majlindën dhe Adean, që të përgatitemi dhe kur të vijë kjo fazë të kemi dhe Inteligjencën Artificiale. Besoj që se e keni dëgjuar që ditën tjetër kam kontaktuar Mira Muratin dhe i kam thënë a do e ndihmosh Shqipërinë të futet në Europë? Filloi të qeshte se kujtoi se po bëja ndonjë batutë. Edhe vendet në rajon kanë angazhuar armata të tëra me përkthyes dhe redaktor, ndërkohë ne jemi gati me këtë projekt të mbyllim dhe të jemi gati që brenda 2027 të jemi gati nga ana teknike dhe të merremi me procesin politik. Edhe 2030 të na gjejnë në rresht i pari pasi te të huajt emri jonë fillon me A, ndërsa te ne me SH”./ S,M